“Isha 21 ditë në koma”/ Bujar Qamili rrëfen betejën me Covid-19: Kam kaluar një traumë të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Qamili ka rrëfyer sot përvojën e tij me Covid-19 dhe peripecitë për të fituar betejën me Covid-19.

Teksa foli në një lidhje me Skype në Tv Klan, këngëtari tregoi se kishte qëndruar 21 ditë në koma. Kjo sipas Qamilit, ndodhi 4 ditë pasi ai doli i infektuar me Covid-19 dhe u shtrua në Spitalin Infektiv.

Këngëtari tha se ka lindur për së dyti dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa theksoi se ka kaluar një traumë të fortë.

Qamili: Kam qenë 21 ditë në koma. Isha në një krizë të fortë. Fillimisht u shtrova urgjent në një spital në Itali. Në spital isha shtruar për infeksion të rëndë në veshka. Qëndrova 12 ditë në spital dhe dola. Kur erdha në Tiranë kuptova që isha me virus. U bëra shumë keq.

Pyetje: Ke pasur dhimbje fizike, apo probleme me frymëmarrjen?

Qamili: Nuk kisha probleme me frymëmarrjen. U futa në koma 4 ditë pasi dola me virus dhe jam zgjuar pas 21 ditëve.

Pyetje: Familjarët çfarë të kanë treguar gjatë kohës që ishe i pavetëdijshëm? Po rreziku s i madh ishte ndërkohë që t’i luftoje me vdekje?

Qamili: Rreziku ishte shumë i madh. Unë kam përjetuar keq edhe javën e parë. Kam pas djalin te koka në momentin kur u zgjova.

 

 

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV