Lajm i fundit/ KLGJ shkarkon gjyqtaren Enkeleda Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e kreut të ILD-së Artur Metani për shkarkimin nga detyra. Vendimi u mor pak minuta më parë në mbledhjen e KLGj, raporton gazetarja Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha prej javësh po mbahet nën arrest pas dyshimeve për korrupsion. Mësohet se pas shpalljes së vendimit në mbledhjen e sotme nuk ka patur diskutime mes palëve, kjo pasi ata ishin shprehur me herët.

Kreu i ILD-së, Artur Metani argumentoi se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka shkelur rëndë ligjin në rastin e lirimit nga qelia të të dënuarit Hekuran Billa. Metani argumentoi se gjyqtarja Hoxha ka kryer veprime të shkeljes së rëndë disiplinore me vendimin e marrë. Ndër të tjera vetë gjyqtarja Hoxha pranoi se ka gabuar në rastin e të dënuarit, Hekuran Billa, duke pretenduar se shkeljet nuk janë në masë aq të rëndë sa për shkarkim nga detyra dhe propozoi një pezullim dy vjeçar.

Të fundit

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin...

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në...

Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores....

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e...

Lajme të tjera

Web TV