Elgit Doda ka një mesazh për Noizyn pas diss-it ndaj MatoLales

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diss-et dhe kundërpërgjigjet mes artistëve janë bërë mjaft të zakonshme në tregun muzikor shqiptar. Shpesh, artistët zgjedhin si mënyrë për të replikuar përmes këngëve, dhe një shembull i fundit është dhe diss-i i MatoLales ndaj Noizy-t, që u shoqërua më pas me një sërë përgjigjesh dhe kundërpërgjigjesh mes njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, kantautori Elgit Doda ka shkruar disa fjalë në rrjete sociale ku shprehet se nuk është aspak dakord me veprimet e të rinjve, por shton se duhet të përqendrohen në projektet dhe muzikën e tyre si dhe të japin kontributin e duhur në tregun muzikor shqiptar.

“Si një nga artistët që i përkas kësaj estrade, që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip hop-it nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë.

Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendjeje sepse mund të ketë dhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon, bëni këngë të bukura, albume etj. Lërini sharjet e ofendimet se nuk ju çojnë kurrkund, përveçse ju marrin energjinë për të prodhuar”, është shprehur Doda.

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV