Flini me apo pa çorape natën? Çfarë thotë shkenca për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dy lloje njerëzish në botë: ata që mbajnë çorape kur flenë natën dhe ata që flenë zbathur. Disa e kanë të pamundur të flenë nëse këmbët i kanë të zbathura, ndjejnë të ftohtë dhe duhet të çohen nga shtrait në mes të natës për të veshur çorape. Të tjerët përjetojnë krejt të kundërtën. E kanë shumë të pakëndshme të mbajnë çorape kur janë në shtrat; u jep atyre një ndjenjë të marrjes së frymës dhe ndjejnë nxehtësi apo siklet të tepruar. Më poshtë abcnews.al do ju tregoj se së çfarë thotë shkenca për ju që mbani dhe për ju që nuk mbani çoprape veshur gjatë natës.

Ata që veshin çorape

Nëse vesh çorape në shtrat kjo tregon se je shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit. Kjo mund të ketë lidhje me aspekte të ndryshme të përbërjes tuaj fizike, përfshirë trashësinë e lëkurës dhe shkallën e metabolizmit të trupit tuaj. Njerëzit me një metabolizëm të rritur ndjejnë nxehtësi dhe djersisin gjatë gjithë kohës, ndërsa ata me një metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut ndjejnë të ftohtin më shumë se njerëzit e tjerë.

Por ndërsa të qenit i ndjeshëm ndaj të ftohtit është një gjendje e lidhur me karakteristikat tuaja fizike dhe biologjike, ajo gjithashtu ka të bëjë shumë me perceptimin tuaj të hapësirës dhe temperaturës. Kështu, dy njerëz me karakteristika shumë të ngjashme fizike mund ta perceptojnë klimën e jashtme në mënyra shumë të ndryshme.

Njerëzit të cilët ndiejnë nevojën për të fjetur me çorapet e tyre zakonisht kërkojnë të mbrohen. Nëse jeni një prej tyre, ka shumë mundësi që të adhuroni vende komode dhe gjithmonë kërkoni të krijoni marrëdhënie të thella dhe shumë intime me të tjerët.

Lexo edhe :  8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Ata që nuk veshin çorape

Nëse nuk mund ta toleroni idenë e gjumit me çorapet, dhe vetëm mendimi se këmbët tuaja janë të mbuluara natën ju bën të mos ndiheni rehat, kjo është ndoshta sepse keni ose një metabolizëm më të shpejtë se të tjerët, qarkullim të mirë të gjakut ose lëkurë më të trashë. Ju keni një predispozitë biologjike për të ruajtur dhe gjeneruar nxehtësi dhe për këtë arsye nuk ndjeni nevojën për të mbuluar këmbët tuaja.

Sidoqoftë, nuk është vetëm fizike. Të qenit më pak i ndjeshëm ndaj të ftohtit lidhet gjithashtu me mënyrën e bashkëveprimit me të tjerët. Nëse doni të flni zbathur, me siguri jeni një person shumë i pavarur. Ju e vlerësoni shumë hapësirën tuaj personale dhe bini në kontakt me të tjerët vetëm kur jeni të gatshëm të bashkëveproni. Në një marrëdhënie ju keni tendencë të merrni një rol mbrojtës, jeni të sinqertë dhe nganjëherë sfidues, por dini të kujdeseni mirë për njerëzit që do të thonë shumë për ju.

Të fundit

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Lajme të tjera

Web TV