Idiotësia nuk falet asnjëhere, por ndëshkohet përherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Pavaresisht se e adresuar ne drejtim te gabuar, ndjesa e dy zyrtareve te LSI per djegjen e mandateve e ka njefare vlere. Aq vlere sa per te verifikuar konkretisht dhe per te pranuar publikisht ate qe djegja e mandateve te deputetit ishte veprimi me i gabuar qe mund te behej.

Kur ndodhi ky aksion opozitar ishin te shumte ata qe shqyen syte. Dhe me te drejte, pasi nje veprim i tille ishte i paprecedente. Askund ne bote nuk kishte bere vaki qe perfaqesuesit e popullit ne parlament te braktisnin detyrimin karshi atyre qe iu kishin besuar voten. Kjo shkonte ne kundershti me logjiken elementare e le pastaj me logjiken demokratike, institucionale e sociale. Sikur procesi te reduktohej vetem me djegjen e mandateve e keqja nuk do ishte aq e madhe dhe maksimumi do te kishim te benim me nje idiotesi.

Por kur ky veprim u shoqerua me pas me nje sere veprimesh te dhunshme, te cilat jane paramenduar ne trajten e nje skenari per tu imponuar, atehere idiotesia avancon dhe merr trajten e veprimeve kriminale. Vete ish kryetari i PD , Sali Berisha tha ne momentin e dorezimit te mandateve qe ky operacion do te shoqerohet ose me rrezimin e Rames ose me vetevrasjen e opozites. Rama nuk u rrezua dhe mandati i dyte i tij po permbyllet i plote. Keshtu qe i mbetet opozites tani te vjele frutet e hidhura te veprimeve te paarsyeshme e te kalkuluara keq prej saj. Sepse, sikurse thote nje shkrimtare njohur e letersise boterore idiotesia eshte nje mekat qe nuk falet asnjehere, por ndeshkohet perhere.

E ne rastin konkret kjo do te thote qe nese opozita vjel nje rezultat jo te pelqyeshem prej saj ne keto zgjedhje, atehere ajo ska pse te gjendet e papergatitur per ta pranuar ate. Perjetimi ne trajten e naivit te zhgenjyer eshte e pajustifikuar, pasi edhe politika e tille eshte: cfare mbjell do te korresh.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV