Juristi denoncon Bashën për plagjiaturë: Me kopjue kaq trashë asht e randë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i librit ‘Misioni im’ nga kryedemokrati Lulzim Basha përtej shkaktimit të ironive nga politikanë të shumtë dhe në rrjetet sociale, ka sjellë edhe akuza për plagjiaturë. Këto akuza kanë ardhur nga doktori i shkencave juridiket Nest Zefi, i cili me një shkrim në facebook, ka denoncuar publikisht Lulzim Bashën se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit ‘Misioni im’.

Ai thotë se i njeh këshilltarët e Bashës dhe akuzon se ata kanë kërkuar në librat dhe shkrimet e tij duke i kopjuar disa pjesë. Këtë akt, Zefi e cilëson tepër të rëndë

“Në librin e tij “Misioni” Lulzim Basha e disa këshilltarë të tij që janë të njoftun të mi, paska bubrrue në shkrimet e mia e sidomos edhe në këtë të fundit që u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat për deputet, për me ndërtue fabulen e tij…me kopjue kaq trashë bash asht e randë…”, shkruan ai.

Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.  Megjithatë shkrimet të shumta të tij janë për Radio Vatikanin. Studimet post-universitare me një master në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia.

Basha publikoi ditën e sotme librin ‘Misioni im’ në prag të zgjedhjeve për 25 prillin, ku u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Basha e ka botuar librin në shtëpinë botuese ‘Skanderberbeg’ në pronësi të kandidatet për deputete të PD në Elbasan, Flutura Açka.

Në ‘Misioni im’, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike.  Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në Shqipëri. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin ‘Kurban’.

Lexo edhe :  Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV