Burrat rrahin doktoreshën, e hedhin nga kati i gjashtë pasi ftoi kolegun mashkull në apartament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një doktoreshë femër është rrahur dhe është hedhur drejt vdekjes se saj nga kati i gjashtë i apartamentit të saj në Egjipt, në vrasjen e quajtur “të nderit” pasi kishte ftuar kolegun e saj mashkull në apartament.

Mediat egjiptiane thanë 34-vjeçarja fatkeqe që nuk është emëruar publikisht, ka vdekur dy javë më parë pasi ishte hedhur nga ballkoni i saj në Cairo.

Për vrasjen e saj janë arrestuar qiradhënësi i shtëpisë, roja i ndërtesës dhe një fqinj.

Të tre ata akuzohen se kanë hyrë me forcë në apartamentin e gruas dhe e kanë rrahur atë, pasi kishte kaluar kohë vetëm me një koleg mashkull.

Sipas kodit të sjelljes sociale në Egjipt, konsiderohet diçka e turpshme që një grua e pamartuar të qëndrojë vetëm me një burrë, edhe pse në ligjet e shkruara nuk shprehet diçka e tillë.

E përditshmja The New Arab thotë se hetimet po vazhdojnë për ngritjen e akuzave të sakta ndaj të dyshuarve.

Disa prej mediave thanë se sulmuesit e kishin hedhur gruan drejt vdekjes ndërsa të tjera thonin se ajo ra gjatë sulmit.

Qiradhënësi i shtëpisë mohonte çdo shkelje duke thënë se gruaja vrau veten gjatë një “krize psikologjike”.

Aktivistët e të drejtave të grave kanë kërkuar dënimin e të akuzuarve dhe reforma kundër diskriminimit të grave në Egjipt.

Vrasja vjen vetëm disa javë pas propozimit nga politikanët të ligjeve të reja që kufizojnë akoma me shume të drejtat e grave. Në një prej tyre thuhet se gratë nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë të vetme kontratën e martesës, pa u aprovuar nga një i afërm mashkull.

Ndërsa burrat janë të aftë të anulojnë një martesë pa miratimin e grave të tyre, dhe u jepet prioritet për kujdestarinë e fëmijëve.

Lexo edhe :  E kryer! Miratohet në Senatin Amerikan projektligji "i madh" i Donald Trump

Burrat gjithashtu kanë të drejtën ekskluzive për nënshkrimin e certifikatës së lindjes së fëmijës dhe të zgjedhin arsimimin e tij.

Sipas shifrave të OKB të vitit 2013, 99% e grave në Egjipt kanë vuajtur ngacmime seksuale dhe më shumë se gjysma kanë provuar dhunë shtëpiake.

Raporti shton se ligjet vendase nuk dënojnë dhunën shtëpiake apo përdhunimin brenda martesës, prandaj këto krime shpeshherë nuk merren në konsideratë nga autoritetet.

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV