Duka letër të hapur kryeministrit Rama: Përballja me Anglinë është historike, na lejoni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së Armand Duka i ka dërguar një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku i kërkon që të bëjë të mundur lejimin e një numri të reduktuar tifozësh në ndeshjen që do të zhvillohet në 28 mars me Anglinë, në stadiumin “Air Albania”.

Duka thotë se kjo përballje do të jetë historike ndaj është thuajse e domosdoshme për imazhin e futbollit tonë që të ketë një prani tifozësh në stadium, qoftë edhe ata që janë vaksinuar, nëse të pavaksinuarit përbëjnë problem.

Duka thotë se i ka konsumuar të gjitha kërkesat burokratike në vend, ndaj ka mbetur vetëm Rama si hallka e fundit për të bërë të mundur një ndeshje me tifozë, në sfidën Shqipëri-Angli.

Letra e plotë e Armand Dukës

I nderuar zoti Kryeministër!

Uroj të kem vëmendjen tuaj të plotë, në prag të një përballjeje historike dhe të shumëpritur me Anglinë, që rikthehet në Shqipëri pas plot dy dekadash. Një përballje që prej javësh na ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore, ku imazhi i futbollit tonë pasqyrohet me nota shumë pozitive dhe shikohet në rritje të vazhdueshme.

Po ju drejtohem ju, sepse ne i kemi konsumuar të gjithë shkallët e procesit burokratik duke i shkruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga të cilët kemi marrë përgjigje refuzuese për praninë e një numri të reduktuar të tifozëve në stadium, siҫ e lejon dhe qeveria europiane e futbollit, UEFA.

I nderuar z. Kryeministër!

Duke parë që në vendin tonë shumë biznese me grumbullime masive njerëzish vazhdojnë aktivitetin normalisht, do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit ekipin Kombëtar shqiptar dhe tifozët tanë të zjarrtë për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit Katar 2022. Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19.

Lexo edhe :  Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Nëse kjo prani e limituar tifozësh shikohet ende si një problem nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, atëherë do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si Qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare.

Duke marrë parasysh faktin se Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosi që grumbullimi i më shumë se 10 personave pas 25 marsit është i lejuar, jam besimplotë që ju do ta merrni në konsideratë këtë kërkesë në të mirë të futbollit shqiptar dhe dashurisë që kanë tifozët tanë për fanellën kuqezi.

Sinqerisht,

Armand Duka

Të fundit

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Disa interpretimet e jetës së trazuar të mbretëreshës zhvillohen këtë muaj në Edinburg, secila duke eksploruar marrëdhënien e saj me Elizabetën I dhe duke...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Lajme të tjera

Web TV