Kombëtarja/ Cikalleshi: Ne do të bëjmë tonën, me besim dhe përkushtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ASNN – Edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, i cili po shkëlqen në Turqi, theksoi në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, të mbajtur në Barcelonë, se objektivi kryesor i skuadrës është të marrin rezultat pozitiv ndaj Andorrës, teksa foli edhe për gjendjen e ekipit, grupin dhe të ardhmen e tij. “Po patjetër që objektivi ynë i radhës, si nga ana individuale ashtu edhe nga ana e ekipit është që ta nisim me këmbën e mbarë, – ka thënë ai. – Pa diskutim që gjëja kryesore është që ne të arrijmë të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Nëse do të arrija të shënoja dhe t’i sillja ekipit fitoren, kjo do ishtë një kënaqësi e dyfishtë.”

“Është një ndeshje për t’u vlerësuar, siç e tha edhe Ajeti, sepse kemi një ekip që në letër është më i dobët se ne, por nëse kthejmë sytë nga historia, kemi pasur situate ku kemi hasur shumë vështirësi, – ka pohuar sulmuesi kuqezi. – Kështu që do jemi shumë të fokusuar për të arritur 3-pikëshin. Ne do synojmë maksimumin, pa diskutim. Por duke parë që përballë kemi edhe Anglinë, një skuadër e nivelit botëror, ajo çka na mbetet neve është që të gjitha mundësitë tona t’i shpalosim në fushë, si nga ana fizike po ashtu edhe nga shpirti i garës e disiplina taktike. Nëse do të arrijmë t’i bëjmë këto gjëra në fushë dhe pastaj cilësia e Anglisë do të vendoste ndeshjen, ne na ngelet veç ta duartrokasim.”

“Por nga shpirti i garës dhe nga dhënia gjithçka në fushë, ne besoj që mund të arrinim diçka më shumë”, – tha shtatlarti kavajas, i cili më pas foli për sulmin dhe gjendjen e ekipit. “Jo vetëm sulmi, por besoj që gjithë ekipi ndihet shumë mirë, duke u nisur nga Liga e Kombeve, që arritëm objektivin që kishim, – ka theksuar ai. – Ndihemi shumë mirë, lojtarët po luajnë thuajse të gjithë ne ekipet e tyre. Për shkak të epidemisë ka qenë një kampionat shumë i ngjeshur, por nuk është se e ndjejmë vetën shumë të lodhur. Jemi gati! Unë ju siguroj, nga unë i pari se nëse do të fillojmë ta mendojmë në këtë mënyrë, absolutisht që do të hasim shumë vështirësi.”

“Është një ndeshje që duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe duhet të futemi në fushë jo për të shënuar Cikalleshi apo dikush tjetër, por të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen, – ka këmbëngulur 30-vjeçari. – Pastaj, patjetër që më shumë mund të shënojnë sulmuesit apo faza sulmuese, por kjo ka pak rëndësi. Në qoftë se unë do jem në fushë, unë jam sulmuesi dhe besoj që mundësia më e madhe është të shënoj unë por kjo nuk do të thotë që do të shënoj unë patjetër. Absolutisht jo. E rëndësishme është të fitojmë. Kjo është kryesorja. Pastaj kush shënon, është diçka që, le të ngelet, ta shikojmë në fushë.”
Në vijim, futbollisti i Kombëtares ka dhënë mendimin e tij për grupin e Shqipërisë në këto eliminatore. “Grupi? Për këtë jemi kuriozë të gjithë, – ka pohuar ai. – Edhe ne si lojtarë jemi përballë një sfide që jemi të gatshëm ta provojmë. Në letër ne renditemi pas Hungarisë dhe Polonisë, duke lënë mënjanë Anglinë. Por besoj se çdo hap përpara, që mund të arrijmë në fund të veprimtarisë, sado i vogël qoftë, besoj që duhet përgëzuar. Por duke parë dhe garën, që duhet të renditesh në dy vendet e para, ne do të provojmë gjithçka. Në momentin që ne do të arrijmë të kualifikohemi, për mendimin tim do të jetë super sukses, nuk diskutohet.”

Lexo edhe :  VIDEO/ Dramë në “Allianz Stadium”, Fiorentina ngrin “buzëqeshjen” e Juventusit

“Por edhe po të lëmë pas Hungarinë, besoj se do jetë një hap përpara, – ka vijuar Cikalleshi. – Ajo çka do të doja, si nga unë, ashtu edhe nga ekipi është që pavarsisht kundërshtarit që do të kemi përballë, të shpalosim të gjithë mundësitë tona. Nëse ne do ta arrijmë këtë gjë, ne fund të edicionit, pavarësisht renditjes, do të jemi të qetë me veten tonë, që provuam gjithccka. Edhe pse kemi pasur luhatje, ne ishim shumë afër, nëse edicionin e kaluar do të fitonim në Turqi atë ndeshje, mund të ndryshonte dhe fati për kualifikim për në Evropian. Futbollit nuk i dihet. Ajo që është e rëndësishme është që këto ndeshje që janë për t’u fituar, t’i fitojmë dhe në fund të edicionit, të kemi dhënë gjithçka kemi.”

Në fund, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij në futbollin e klubeve. “Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite që jam atje, – ka këmbëngulur sulmuesi. – Patëm një rënie dy vitet e fundit, por tashmë u riktheva në Superligë. Kam edhe një vit tjetër me Konjasporin. Patjetër që synimet e mia janë gjithmonë më lart, por unë jam realist dhe objektiv. Nëse do më vinte një ofertë nga Ligat më të forta, do ta shqyrtoja në detaje, por për momentin nuk ka asgjë. Jam shumë i lumtur me atë që më ka ofruar Zoti dhe karriera ime, kështu që ndihem shumë komod. Janë disa gjëra që vijnë edhe me moshë, unë tashmë jam 30 vjeç, por do vazhdoj të jap më të mirën si aty edhe në Kombëtare. Të ardhmes nuk i dihet, ta shikojmë”, – përfundoi Cikalleshi.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV