Një tas ashure për relaks fushate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Nuk ndodhi asnjë incident. E pabesueshme, por ja që nuk ndodhi asgjë. Thjesht hëngrën ashuren, u dhanë urimet te baba Mondi dhe u shpërnda si dhuratë bashkangjitur poshtë tasit edhe libri i parë i Bashës “Misioni im”. Jo si 10 ditë më parë kur ballokumet mezi u shtynë nga sherret  në rrugët e Elbasanit ku mbështetësit e kishin mendjen për miting e për të sharë kundërshtarët se sa të festonin Ditën e Verës. Ndoshta pse nuk ish Rama në festë mund të ketë ndikuar që incidentet të zeroheshin. I ndodhur në Francë për të drekuar me Macron, Rama nuk mund të ish target i ndonjë grupi rastësor simpatizantësh të PD a bektashinj të LSI që ta bënin helaq për festën e Sulltan Novruzit. Kryeministri pra mungonte, dhe sa për të tjerë socialistë në festë, për shembull Pandeli Majko, as që nuk u hyn në sy për ta zeherosur tasin e ashures. Gjithësesi dita e sulltan Novruzit rezervoi dhe të tjera të papritura.

Pikërisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbërrijnë si dhuratë 10 mijë doza të antivirusit rus Sputnik V. Dhe kjo ndodh kur jo shumë kohë më parë u vlerësua si shaka fakti nëse do të merrnim vaksinat nga Rusia. Por kjo ndodhte kur besohej se BE nuk do të ish aq dorështrënguar me vendet e Ballkanit Perëndimor në cështjen e antivirusit dhe të trajtimit të Covid në përgjithësi. Ndërsa ngjarja e dytë është promovimi i librit të parë të Lulzim Bashës. Meqë për vetë kushtet e pandemisë janë të ndaluara panairet e Librit, kreu i PD Basha dhe shtëpia botuese Açka ,plotësojnë boshllëkun e prezantimit të librit në një auditor me studentë.

Dhe në këtë rast jo si mësim online siç po ndodh prej një viti, por direkt në sallë, ku ndodhen pranë e pranë të gjithë: studentët, Basha, Açka, libri dhe Covid në ajër. Pak rëndësi ka se si arriti të sigurojë lejen për këtë tip aktiviteti, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen më së tepërmi është titulli i librit. “Misioni im” është shkruar në kopertinën e librit, çka ngjan më së shumti me ato të letërsisë aventurë të tipit 007. Porse ajo çka mbetet e paqartë është fakti nëse rrëfimi për këtë mision është për të shkuarën kur kreu i PD Basha ka patur disa humbje rradhazi në zgjedhje, apo është rrëfim futurist për të ardhmen? Pasi nëse rrëfimi është në ardhmen me shprehjet “do të…”, ka shumë mundësi që nga kategoria 007 ta fusim në kategorinë Mission Impossible.

Të fundit

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Lajme të tjera

Web TV