Ekskluzive/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Barcelonë, nistet drejt Andorrës për sfidën e nesërme (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Barcelonë, në përgatitje për ndeshjen e 25 marsit 2021 që kuqezinjtë do të luajnë në Andorrë përballë përfaqësueses vendase.

Për herë të parë në këto ditë, trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, e ka patur të plotë grupin e lojtarëve, pasi kontingjentit kuqezi i është bashkuar edhe Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Frederik Veseli, të cilët kanë qenë të impenjuar deri në momentin e fundit me klubet e tyre.

Për këtë arsye kjo seancë stërvitore ishte edhe e para e plotë për Rejën dhe është zhvilluar sipas programit. Deri më tani, nga kampi kuqezi nuk raportojnë për shqetësime fizike sa u përket lojtarëve, ndërsa lajmi i mirë është se asnjëri nga anëtarët e delegacionit kuqezi nuk ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19”.

Fjala.al ka siguruar edhe foto ekskluzive nga seanca stërvitore e Kombëtares në Barcelonë:

Ndërkohë, sot në mëngjes kuqezinjtë u nisën drejt Andorrës, për t’u akomoduar atje dhe për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në Stadiumin ku do të luhet edhe ndeshja ndaj përfaqësueses së Principatës së Pirenejve.

Në orën 17:30 të mërkurën do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit dhe kapitenit kuqezi, e ndjekur në ora 18:00, edhe nga nisja e seancës së fundit stërvitore. Siç dihet, ndeshja Andorrë-Shqipëri do të sillet të enjten për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45.

Të fundit

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Në...

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në...

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës...

Lajme të tjera

Web TV