Veliaj ironizon Bashën për librin: U kërkon qytetarëve të blejnë programin 10 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thumboi ditën e sotme kreun e PD, Lulzim Basha, duke e etiketuar si të vetmin kryetar partie që në fushatë zgjedhore u shet qytetarëve programin e tij politik të paketuar si një libër.

Gjatë vizitës në shtëpinë e re të rindërtuar të Shaban Dorzit, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Toni Gogu, u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush bën punë dhe kush shet vetëm fjalë.

“Është shumë e qartë, kush punon e kush ka vetëm fjalë. Basha mundohet që edhe në fushatë të shesë librin e vet, para se të shesë një ide të mirë, për t’i bërë gjërat pak më shpejt dhe pak më cilësore. Jo vetëm që nuk e voton as gruaja, por nuk voton dot as veten, pasi i ka skaduar karta e identitetit. Në vend që të bënin thirrje të merrnin njerëzit kartat, 10 mijë lekë është një, bëjnë thirrje për të blerë programin 10 mijë lekë,” u shpreh Veliaj, duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, socialistët nuk dorëzohen në misionin për t’i çuar gjërat përpara. “Kur dikush punon, nuk mungon kori i atyre që të vënë stërkëmbëshin, i atyre që thonë “kjo nuk bëhet”, i cinikëve, skeptikëve, i dyshuesve e thashethemexhinjve, por unë besoj që kori i njerëzve të mirë, i njerëzve të punës, i njerëzve të drejtë, është akoma më i madh. Le të thonë çfarë të duan! Në finale, fjalët i merr era, por kjo shtëpi do ngelet, shkolla do ngelet, rruga do ngelet. Ne punojmë për njerëzit. Ne nuk kemi kohë të humbim. Nuk do e lëmë përgjysmë, por do ta çojmë deri në fund këtë mision”, përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

190 familje në Njësinë Administrative Pezë janë përfituese nga procesi i rindërtimit. Aktualisht janë dorëzuar 46 shtëpi, ndërsa janë drejt përfundimit edhe shtëpitë e tjera, 30 prej të cilave në lagjen e re në fshatin “Pezë Helmes”

Të fundit

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Foto dhe emri: Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted". Shpendi Malo...

Rudina Hajdari: Jua them unë se çfarë duhet të bëjë PD tani

Rudina Hajdari, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se Sali Berisha “duhet ta kishte mbyllur...

Lajme të tjera

Web TV