Sipari i fushatës u hap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Dy mitingje që ndiqnin njëri-tjetrin në orare. Kjo qepje këmbë pas këmbe duket se do të shenjojë këtë fushatë elektorale çka u pa dukshëm në ditën e parë të saj. Vonesa prej një ore e liderit të PD ndërsa në mitingun te “Nënë Tereza” prisnin militantët ca në makina e ca në rrugë, bëri që të përplasej në orar me mitingun që zhvilloi PS në sheshin “Skënderbej”. Gjithësesi si imazhet dhe diskursi ishte i ndryshëm. PS kish zgjedhur që në shtrirjen e gjerë të sheshit të tyre të vendoseshin kandidatët e saj për deputetë duke respektuar distancat në bazë të rregullave të pandemisë.

Ndërkohë vendosja e fillestare me rreshtim makinash që kish menduar PD, dhe që do ti ngjante shfaqjes së një filmi në fushë e ku spektatorët qëndojnë brenda automjeteve, nuk funksionoi. Me fillimin e mitingut militantët e PD i braktisën makinat për tu rreshtuar në këmbë me flamuj përpara tribunës dhe skenari i makinave thjesht bllokoi rrugët dhe bulevardin pa asnjë shkak. Shfaqja i ngjau një një dasme ku krushqit vijnë me makina pasi nusja e fitores ndodhet shumë larg. Aq larg sa dhe kryedasmori Basha e mori me nge ardhjen në event. E parë në këtë prizëm PD nuk doli dot nga skema e vjetër e mitingjeve që bënte dikur Berisha, megjithëse kushtet e pandemisë nuk mund të lejonin të njëtin skenar. Gjithësesi ajo çka pritej me kërshëri ishte se cili do të ish mesazhi që do të përcillnin liderët e dy partive më të mëdha. Për të ardhur keq kur ajo çka do të përbënte shpalosjen e objektivave të opozitës në fillimin e fushatës, i përngjau një fjalimi të vjetëruar apo një hartimi shabllon demagogjik.

Lexo edhe :  Vrasja e koloneli Thomson, sakrifica e parë për shtetin Shqiptar

Fjalimi i Bashës ishte ngritur mbi fabulën se “kuçedra Rama” ka zënë të gjitha burimet dhe i ka varfëruar të gjithë dhe se pikërisht ai, Basha dhe PD ka misionin për ta rrëzuar e për ta përzënë kuçedrën. Pak e lodhshme kjo panegjirikë kur elektorrati kërkon gjëra më direkte sesa të imagjinojë Bashën nën petkun e Shën Gjergjit duke vrarë dragoin. Në të kundërt, Rama, që ndonëse mund të ngjallë reagimin e dashuri – urrejtjes për mënyrën e tij të ligjërimit, tregoi sërish se di të mobilizojë, di të tregojë se di të godasë kundërshtarët por dhe të japë argumente se mandati i tretë i duhet jo për hir të PS por se kundërshtarët janë të çartallosur dhe të papërgatitur për pushtetin. Sipari i fushatës u hap. Nga një anë një skenë e rrëmujshme dhe tjetra e rreshtuar në betejë nga kryeministri dominant. Të shohim më tej.

 

Të fundit

Pse po pastrohen bunkerët e Enverit?

Nga Artur Ajazi Situata më e fundit në botë, përshkallëzimi i konflikteve nga luftrat e nisura nga Rusia, Israeli apo...

2012/ Julian Assange kërkon azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Më 19 qershor 2012, Julian Assange, themeluesi i platformës së rrjedhjeve të informacionit WikiLeaks, hyri në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kërkoi azil...

Izraeli bën deklaratën e fortë: Udhëheqësi iranian nuk mund të vazhdojë të ekzistojë!

Pas sulmeve të fundit iraniane, ministri i mbrojtjes i Izraelit thotë se Ajatollah Ali Khamenei “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”. “Një diktator si Khamenei,...

SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe Festim Qolin, ja akuza e re ndaj tyre

SPAK akuzon Festim Qolin dhe Talo Çelën për vrasjen e Elvis SPAK ka ngritur akuzë të re për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin,...

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje në tenderin 22 milionë euro

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të akuzuar për shkelje të barazisë...

Lajme të tjera

Web TV