Nga Plator Nesturi
Dita e parë e fushatës dhe të dy liderët e partive më të mëdha , prej mitingjeve dalin në terren. Basha nuk i largohet Tiranës dhe kish dalë në lagjen e tij për takime rrugë. Ndërkohë kryeministri Rama i është drejtuar Durrësit ku është dhe pjesë e listës së deputetëve të qytetit bregdetar.
Për të mos mbetur pas, kryemadhi e LSI shkoi drejt Shkodrës për të prezantuar kandidatët e saj në qytetin verior. Nisja e fushatës në ditën e parë të saj duket e qetë. Por vëmendjen kryesore e ka marrë mitingjet që zhvilluan në hapje dy partitë kryesore. Ajo çfarë ka bërë përshtypje ish fakti që në mitingun e PD, Basha nuk kish ftuar LSI, çka do të jepte unitetin e grupit opozitar dhe që janë realisht në të njëjtin kamp. Në fakt deri më tani, në të gjitha aktivitetet e zhvilluara, në Tiranë dhe qarqe, nuk është parë asnjë eveniment i përbashkët. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me kryetarët e partive që krysojnë listat e veçanta, por dhe me drejtuesit e qarqeve apo me shtabet lokale.
Në këtë aspekt ka diçka që nuk funksionon. Pavarësisht një marrëveshjeje të ekspozuar me pompozitet midis Bashës dhe Kryemadhit, ndonëse marrëveshja më së tepërmi është sinjifikative dhe aspak detyruese parazgjedhore, duket se ka një rivalitet të ashpër në terren. Vetë sondazhet vërejsnë se levizjet e votave bëhen brenda kampit të opozitës, ndërsa PS ruan të njëjtat kuota të cilat ka patur dhe në zgjedhje të shkuara. Kjo ftohje në distancë midis dy partive që përbëjnë boshtin e asaj që deri më parë quhej opozitë e bashkuar, u vu re dhe në intervistën e kryetares së LSI, Kryemadhi.
Pavarësisht dozës së karikimit elektoral që ka qenë formë e përhershme e LSI, me garancitë se do dalin të fituar në zgjedhje, deklaratat e Kryemadhit kishin pak optimizëm në vlerësimin e punës së PD dhe të Bashës në veçanti. Durrësi, Shkodra, Fieri por dhe Berati e Vlora duket se do të jenë qarqe ku dy listat e opozitës, më tepër sesa tentojnë ndonjë përmbysje, do të jenë fushëbeteja për të marrë mandate në kurriz të njëra-tjetrës. Dhe deri më tani duket se Basha është në avantazh në betejën me LSI.