Rama- Manastirliu inspektojnë punimet në Qendrën e Zhillimit të Fëmijëve të dëmtuar nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar nga afër punimet në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Kombinat, e dëmtuar nga tërmeti 26 Nentorit 2019.

“Është një nga investimet më të rëndësishme Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi ndryshe këtu në zonën e Kombinatit. Kemi filluar punën, pasi tërmeti i 26 Nentorit e dëmtoi rëndë qendrën dhe ka nisur tashmë rehabilitimi për bërjen e një projekti që do të ndikojë shumë për shërbimet cilësore të gjithë fëmijët me probleme të aftësisë së kufizuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kjo qendër mbyll punimet e saj brenda muajit Tetor dhe do të ofrojë shërbim me 30 shtretër të dedikuar, si spital ditor.

“Kjo është një qendër që ka shërbim me shtretër, pra edhe spital ditor, pra do të ofrojë shërbim me 30 shtretër si spital ditor. E përfundojmë në muajin Tetor dhe do të fillojmë menjëherë shërbimet multidisiplinare dhe shëndetësore”, tha Manastirliu.

 

 

Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve, dr. Florida Dobi, tha se me rikonstruksionin qënpo kryhet, ambientet do të jenë më të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Rikonstruksioni i ambientit do të sjellë një ndërthurje mes aktivitetit klinik dhe bërjes sa më funksionale dhe sa më të përshtatshme për nevojat e fëmijëve, si me probleme mendore ashtu edhe me probleme fizike”, tha Dobi.

Rehabilitimi i Qendrës Kombëtare e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi ndryshe është një investim i qeverisë shqiptare, është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Kjo qendër e Ministrisë Së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është unike në llojin e saj, pasi ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët e moshës 0-18 vjeç në nivel kombëtar.

Lexo edhe :  Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Terapitë e ofruara në këtë qendër nga një ekip i dedikuar i përbërë nga 33 terapistë rehabilitues dhe edukativ janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopësht edukativo-terapeutik.

Qendra ofron një shërbim mediko- social bashkëkohor për fëmijët në moshë të hershme nga një ekip multidisiplinar i trajnuar. Kjo qendër ofron shërbim diagnostikues, trajtues dhe rehabilitues për fëmijët me probleme të neurozhvillimit si Autizmi, Sindroma Down, Paraliza Cerebrale, etj.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV