“Hëngra miqtë e mi të vdekur për të mbijetuar”/ Historia e pabesueshme e burrit që mbijetoi 72 ditë në mal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Luis ‘Coche’ Inciarte duroi 72 ditë në Ande pas një aksidenti të tmerrshëm me avion. 27 persona që i shpëtuan vdekjes, u përpoqën që të mbijetojnë në një vend të izoluar, pasi operacioni i kërkim-shpëtimit u pezullua.

Vetë i mbijetuari tregon momentet para aksidentit në librin “Kujtime nga Andet”.

“Po shkonim në Santiago të Kilit, kur pati turbulenca të forta dhe ndjeva aeroplanin që po zbriste me shpejtësi drejt malit. Dëgjova një zhurmë të fortë, ndërkohë që kisha futur kokën mes këmbëve dhe kisha mbyllur sytë, i bindur se do të vdisja në moshën 24-vjeçare. Ndjeva erën e ftohtë dhe dëborën, ndërkohë që aeroplani po rrëshqiste në mal”, tha ai.

Jose tregon se pati vetëm një dëmtim të lehtë në gju, ndërkohë që ata që ishin në pjesën e pasme të avionit nuk kishin pasur aq fat. Por, të kaloje natën në dëborë nuk ishte aspak e lehtë.

“U mblodhëm pranë njëri-tjetrit dhe u munduam të mos flinim. Kontakti fizik na mbajti gjallë. Në mëngjes, ngritëm një mur me valixhe që të na mbronte nga i ftohti. Nisëm të raciononim ushqimin në pritje të ndihmës, por, pas 10 ditësh, dëgjuam në radio lajmin e tmerrshëm që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte pezulluar”, kujton Jose.

Ky ishte momenti kur të mbijetuarit nisën të mendonin të pamendueshmen: të hanin mishin e ngrirë të miqve që kishin vdekur.

“Na kishte mbaruar ushqimi dhe nisëm të diskutonim gjerë e gjatë se çfarë do të bënim për të ngrënë. Ne i mbijetuam aksidentit ajror, por po shkonim drejt vdekjes së sigurt në mal. Disa prej nesh thanë se nëse do të vdisnin, do ishin të lumtur nëse trupin e tyre do ta konsumonim. Kështu vendosëm që të hanim mish njeriu, por nuk është kaq e lehtë. Mendja duhet ta detyrojë trupin ta bësh këtë gjë. Mua nuk më hapej goja dhe mezi e çoja poshtë. Haja minimumin e mundshëm pasi më vinte neveri nga vetja. Por, në fund, triumfoi instinkti i mbijetesës”, shprehet Jose Luis ‘Coche’ Inciarte.

Lexo edhe :  Analiza: Pezullimi i tarifave, çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

I mbijetuari thotë se humbi 45 kg gjatë 72 ditëve në Ande.

“Dy shokë vendosën të kalonin malin në këmbë dhe të kërkonin ndihmë në Kili. E kaluan pas 10 ditësh, ishte një mrekulli. Në 22 dhjetor dëgjuam helikopterët dhe zhurma e tyre është gjëja më e bukur që kam dëgjuar në jetë. Në atë mal unë kam parë më të mirën e shpirtit njerëzor, si luftuam për njëri-tjetrin në rrethana aspak të favorshme. Aty mësova se të japësh është çelësi i lumturisë. Edhe pse nuk kishim gjë në mes të dëborës, dhamë gjithçka për njëri-tjetrin dhe jam krenar për këtë”.

Nga 27 personat që i mbijetuan aksidentit, vetëm 16 u shpëtuan në fund, pasi një ortek i mori jetën edhe 11 të tjerëve.

Të fundit

“Latifi mbeti në penxhere”/ Rama ironizon LaCivitan: Mezi pret lekët e bufit për të ikur

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD Sali Berisha dhe këshilltarin amerikan Chris LaCivita. Teksa ka ndarë një...

Rama thirrje të punësuarve: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Nga takimi me fermerët në Cërrik për mbështetjen e deritanishme përmes skemave mbështetëse, kryeministri Edi Rama foli edhe për pensionet. Rama tha se brenda vitit...

Vera takon dimrin, temperaturat lëvizin deri në 10°C brenda ditës

Nëse të mërkurën  nxorrëm nga garderoba  bluzat me mëngë të shkurtëra  të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh  do të përjetojmë verën dhe ...

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Lajme të tjera

Web TV