Pse orgazma ndryshet njihet si “vdekja e vogël”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“La petite mort”, nga frengjishtja: Vdekja e vogël, është një shprehje që do të thotë “humbje ose dobësim i shkurtër i vetëdijes/koshiencës”. Përdorimi i parë për të nënkuptuar “orgazmën”, mendohet të jetë bërë për herë të parë në 1882. Sot, përdoret dhe për të përshkruar “gjendjen pas-orgazme të pavetëdijes që disa njerëz kanë pas disa përvojave seksuale”.

Spekulimet për origjinën e saj janë disa:

– Besimi greko-romak se sekretimi i tepërt i lëngjeve trupore do të çonte në vdekje.

– Referenca islamike që përshkruajnë gjumin si “vdekje e vogël” etj.

Kuptimi shpirtëror/filozofik i “vdekjes së vogël”

Filozofët kanë sugjeruar që kjo thënie flet për “humbjen psikologjike” që pësohet pas seksit. Ideja qëndron tek fakti që orgazma nuk shkakton vetëm një çlirim fizik, por edhe një çlirim shpirtëror. Të tjerë argumentojnë se “la petite mort” i referohet diçkaje më të mirëfilltë: Ideja se një orgazmë na sjell pak më afër vdekjes. Sigurisht, lidhja kulturore midis vdekjes dhe seksit ekzistonte shumë përpara se “la petite mort” të hynte në leksikun francez.
Aristoteli besonte se orgazmat i bënin gratë të paafta për të mbajtur fëmijë. Gjatë historisë, nga koha mesjetare deri në epokën viktoriane, mjekët kishin frikë se forca jetësore e dikujt mund të “konsumohej” duke bërë seks. Fatmirësisht, asnjë nga këto besime nuk doli të jetë e vërtetë.

“Vdekja e vogël” në fakt , është një provë e bukur që jemi ende gjallë, në çdo kuptim! /Anabel/

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV