Skandali me listat/ Deputeti kapet duke bërë pazar me gazetaren e Fiks Fare: Do fitosh 120 milionë lekë për 4 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plotësimi i formularëve të KQZ-së për kandidatë për deputetë të këtij koalicioni bëhet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Fiks Fare, pak javë më parë transmetoi një kronikë lidhur me partitë e “vogla”  që do të marrin pjesë në zgjedhjet  parlamentare të 25 prillit 2021. Nga vëzhgimi i Fiksit rezultoi që pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto  parti kanë dhënë kryesisht adresa fiktive dhe  selitë  i mbajnë të mbyllur.

Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së Opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në  parlamentin shqiptar.

Sot në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, katër prej tyre kanë formuar edhe një aleancë, ABOEK. Si pjesë të kësaj aleance, Fiksi intervistoi Selami Jenisherin, aktualisht deputet dhe kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ky i fundit që në takimin e parë me bashkëpunëtoren e Fiksit i propozoi asaj, ta bëjë kandidate për deputete të partisë së tij.

Pas këtij takimi, vijuan edhe shumë takime të tjera. Gazetarja  e Fiksit u prezantua pranë koalicionit, dhe vetëm pak ditë më vonë plotësoi edhe formularin e kandidimit për deputete pranë zyrave të Kuvendit, me ftesë të koalicionit ku është pjesë edhe partia e deputetit Selami Jenisheri.

Nuk kaloi shumë,  kur deputeti Jenisheri i kërkon gazetares së Fiksit që u kandidua për deputete, një tjetër shoqe që ta vendosë në listë. Që në takimin e parë edhe gazetares tjetër të Fiksit ai  i kërkoi menjëherë të dhënat për të plotësuar formularin e kandidimit. Të dyja “kandidateve” u premtoi që do të punonte fort për t’i bërë deputete.

Lexo edhe :  Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Më datë 23 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat për deputet të koalicionit ABOEK. Bashkëpunëtoret e Fiksit ishin pjesë e kësaj liste, si kandidate për  deputet të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë, përkatësisht në qarqet Tiranë dhe Berat. Në qarkun e Tiranës  gazetarja  e Fiksit ishte  e 15-ta në listën shumë emërore te koalicionit ABEOK,  ndërsa  gazetarja tjetër e Fiks Fare është e 4-a në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit ABEOK qarkun e Beratit.

Menjëherë pas këtij miratimi zyrtar, Fiksi intervistoi deputetin Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ai deklaroi se këto kandidate i njihte prej vitesh, madje e kishin ndihmuar të ndërtonte edhe programin e partisë së tij.

Ai i bën thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatet që ai ka zgjedhur, pasi del vet garant për pastërtinë dhe integritetin e figurës së tyre duke i “shitur”si figura shumë të rëndësishme dhe me kontribut të çmuar në partinë e tij.

Në këto zgjedhje do të votohet për herë të parë me lista të hapura, ku zgjedhësit përveç partisë do të kenë mundësi që të përzgjedhin dhe emrin e një kandidati për deputet./Top Channel

Të fundit

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

Lajme të tjera

Web TV