Vllaznia, merr udhë procesi i licencimit, Xhaferi: Tani nuk ka më pengesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej ecurisë pozitive në fushën e blertë, mungesa e një sigurie për plotësimin e kritereve të licencimit kishte vënë në dyshim pjesëmarrjen e Vllaznisë në Kupat e Evropës.

Por të hënën pasdite ka ardhur një lajm i mirë për kuqeblutë, teksa duket se ka marrë udhë çështja e licencimit të klubit shkodran për pjesëmarrje në veprimtaritë evropian. Vllaznia e futbollit ka marrë një lajm të mirë të hënën pasdite, teksa duket se ka marrë udhë çështja e licencimit të klubit shkodran për pjesëmarrje në veprimtaritë evropian.

“Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, një hap i rëndësishëm ky për liçensimin e Klubit tonë “Vllaznia” për të luajtur në Kupat e Evropës”, – ka bërë të ditur Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një postim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. Kryebashkiakja ka sqaruar se kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorit z. Alban Xhaferi dhe AlbaPhoto shpk, distributorit të autorizuar të “Fujifilm” per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, duke falënderuar ndër të tjera edhe Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër.

Ndërkaq, duke folur nëpërmjet linjës telefonike për RTSH Sport, sponsori Xhaferi ka dhënë edhe hollësi të tjera mbi këtë hap. “Kjo nënkupton se ne na ka munguar plotësimi i kritereve, për shkak të borxheve që Vllaznia kishte kundrejt tatimeve, borxhe që kishin çuar në bllokimin e llogarive, – ka thënë ai. – Por, tanimë kemi bërë një marrëveshje që ky borxh të likuidohet me këste, çka na lejon të plotësojmë kushtet për licencimin dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.” Për Xhaferin, tanimë nuk ka pengesa për një pjesëmarrje të mundshme të Vllaznisë në veprimtaritë kontinentale. “Jo, jo, tanimë nuk ka asnjë pengesë”, – ka theksuar ai.

Lexo edhe :  Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

“Stadiumin e kemi të mrekullueshëm dhe borxhet kanë qenë kriteri i vetëm që e ka bllokuar Vllazninë për këto 10 vitet e fundit, pasi bëhej fjalë për shuma të mëdha dhe klubi nuk jepte garanci, – ka vijuar biznesmeni i njohur. – Kjo pengesë është kapërcyer sot, me këtë marrëveshje me tatimet, dhe tanimë janë plotësuar kriteret. I vetmi kriter që mbetet për t’u plotësuar është ai sportiv.” Teksa kanë mbetur edhe 11 javë deri në përfundim të sezonit, Vllaznia kryeson renditjen e Kategorisë Superiore në kuotën e 45 pikëve, një më tepër sesa Laçi, dy më tepër sesa Partizani dhe Teuta dhe 7 më tepër sesa kampionia në fuqi, Tirana.

Të fundit

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Lajme të tjera

Web TV