Balla flet me fakte: Kemi ulur papunësinë në nivelin më të ulët historik, problemi i Bashës është Matematika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim mbi sfidat dhe vizionin e PS për punësimin, si edhe ndikimin e pandemisë në këtë sektor.

Duke folur me fakte dhe shifra, Balla vuri në dukje se edhe pse nën ndikimin e pandemisë, në qarkun e Elbasanit numri i të punësuarve ishte më i lartë se sa në vitin 2019.

“Edhe pse viti 2020 ishte shumë i vështirë për shkak të efekteve nga pandemia, dua të them që përmes Drejtorisë Rajonale te Punësimit ne kemi arritur që të punësojmë 1341 të punësuar rishtaz në Elbasan dhe ndërkohë që në rast se në vitin 2012 ne kishim vetëm 400 biznese që i referoheshin zyrës së punës, gjatë vitit 2020 ishin plot 3245 subjekte që iu referuan zyrës së punës për të marrë profesionistët që ata kanë nevojë.

Nga vitit 2017 deri në vitin 2020, në Elbasan janë punësuar plot 7646 djem e vajza, burra e gra përmes zyrës së punës, nga të cilët 3831 janë gra dhe vajza, nga programet e nxitjes së punësimit 1392 të punësuar, nga pagesa e papunësisë 415 të punësuar, nga ndihma ekonomike pra që kanë dalë nga kjo punë dhe kanë hyrë në punë 946 dhe nga komuniteti rom ose egjiptian 468, për ne komuniteti rom dhe egjiptian mbetet një komunitet për tu adresuar sepse aty gjenden një pjesë e mdhe e atyre që jetojnë në një varfëri akute.
Normalisht që të shkojmë në këto shifra ka qenë shumë e nevojshme të ndërmerren një sërë masash ku formalizimi zë një pjesë të rëndësishme. Gjatë 2020-tës përmes aplikimeve online në e-albania ne kishim 52 subjekte dhe 192 punëkërkues pa punë ku përmes aplikimeve u gjet mënyra e ndëridhjes së tyre dhe punësimit ndërkohë që si total ishin plot 12500 paga lufte të shpërndara në Elbasan në 3 paketa, në një shifër prej 6.7 milionë dollarësh, të dhëna përreth 4537 subjekte.

Ndërkohë që për studentët e sapodiplomuar kemi arritur të konkretizojmë një prej pikave të paktit për universitetin. Pagat, duke arritur që praktikat 6-mujore të paguhen përmes zyrave të punës, të paguhen në vlerën 50% të pagës minimale. Duke qenë se ne synojmë ta rrisim pagën minimale në 400 mijë lekë në mandatin e ri, studentët që sapo mbarojnë shkollën dhe duan të bëjnë praktikë do të përfitojnë 200 mijë lekë, gjatë kohës së praktikës, e cila ka një kohë të limituar. Ndërkohë që për personat me aftësi ndryshe u financohet 100% e pagës minimale për 12 muaj pa i kushtëzuar aspak nga statusi që ata kanë. Në Elbasan efektet e pandemisë gjatë vitit 2020, ishin shumë pak të ndjeshme në aspektin e asaj që mbetet objektivi themelor i yni në Elbasan, punësimi. Në 31 dhjetor 2020 kishim më shumë të punësuar sesa kishim në 31 dhjetor 2019. Në rast se në nivel global efekti i drejtpërdrejteë i pandemisë ishte goditja e vendeve të punës, në Elbasan nuk ndodhi kështu. Kjo nuk do kishte qenë e mundur nëse qeveria nuk do të kishte futur në qarkullim përmes pagave të luftës, por edhe me fondet e mbështetjes, garancisë sovrane, bizneseve që të garantonin vendin e punës.”, tha Balla.

Lexo edhe :  Reagimi i Ramës/ TikTok ndalohet për një vit në Shqipëri

Ai nuk kurseu as ironitë për kreun e PD, Lulzim Basha ku tha se ai kërkon 300 mijë vendet e punës të premtuara nga PS, por problemi i tij, sipas Ballës, mbetet Matematika. Balla gjithashtu vuri në dukje faktin që qeveria ka ulur nivelin e papunësisë në nivelin më të ulët historik, në rang kombëtar.

“Ne betejën për punësimin e kemi fituar pjesërisht, ne e kemi ulur nivelin e papunësisë në rang kombëtar në nivelin më të ulët historik, duke arritur në 31 dhjetor 2019, në nivelin 11%, një nivel që padyshim ka qenë padyshim një përpjekje e madhe. Ajo që degjoni shpesh nga gojëtarët e opozitës se ku i ka PS 300 mijë vendet e punës të krjuara prej vitit 2013, mjafton të hapni librat e sigurimeve shoqërore dhe të shikoni që krahasuar me 31 dhjetorin e vitit 2012, në sistemin e sigurimeve shoqërore për vitin 2019 ne kishim plot 282 mijë më shumë të siguruar dhe të punësuar në tregun e punës së Shqipërisë. Që do të thotë që ja ku janë 300 mijë vendet e punës që Luli i kërkon, por problemi i tij është matematika dhe sa herë që të ketë shifra, Lulit i sugjerohet që të mos hyjë në debat për shifrat se po hyri në debat për shifrat e dimë pastaj ku përfundojmë.”, theksoi Balla.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV