Pse këta s’e vrasin Bashkimin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frrok Çupi

 

Bashkimi tani mund të quhet edhe një ‘baba’. Përderisa miqtë që i shkruajnë i thonë se ‘do të shihemi prapë në qiell’, nuk e tepron nëse thua ‘baba’. Babai është atje lart e nuk vritet

Jam çuditur hidhët kur kam lexuar nëpër rreshta disa të tjerë që i sulen.., s’e di kujt, ndoshta edhe këta i sulen hapësirës qiellore: ‘ça more, me Bashkim Finon, ditë zie kombëtare?!… Po për Pjetër Arbnorin pse nuk mbajtët?!’. I kam lexuar vetë dhe jam hidhëruar vërtet. Jo pse nuk e duan Bashkimin si ‘baba’ të kombit, por pse nuk e kemi edhe Pjetrin. Pjetrin, njeriun e pa cenueshëm, e vranë të bijtë.

Ja kaq e thjeshtë është:

Në hapësirën tonë politike nuk kemi thjesht dy parti, ose dy krahë idesh. Më duket se kemi dy grupe ‘fetare’, mes të cilave njëra e vret baballarët, ndërsa tjetra jo vetëm nuk i vret, por edhe i laton, i rikrijon, i thërret ‘papa’. Partia Socialiste, që tani prej tetë vjetësh ndodhet në maxhorancë, nuk e vrau Bashkimin; nuk ka vrarë asnjë nga të vetët. Partia Demokratike i ka vrarë të gjithë, edhe Pjetër Arbnorin; vrasjen e ka bërë rit.

Pse nuk u vra Bashkimi?

Po të ndodhte ky krim, fare lehtë mund të ndodhte në tre a katër herë. Hera e parë ishte ajo historia me helikopter, në 10 mars 1997. Bashkimi u nominua si kryeministër. Presidenti ishte në dy mendje: A për t’u larguar nga vendi, a për të gjetur një rrënjë ku të mbahej!?. Plot gëzim i tha Bashkimit me telefon nga Tirana në Gjirokastër se ‘po të dërgoj helikopter, ata rebelët mund të të vrasin’. Në atë moment Bashkimit i erdhi afër frika: Berisha mund ta vriste në ajër, ndërsa do të fajësonte ‘rebelët’. Por ia kishte nevojën ta kishte të gjallë në Tiranë… Hera e dytë ishte kur hyri në presidencë; të gjitha zyrat ishin kthyer në fjetore të luftëtarëve privat që mbronin presidentin; çdo gjë mund të ndodhte me njerëz të nxehtë. Hera e tretë- kur i zunë pritë po banditët e shtetit në hyrje të Shkodrës, maj 1997…

Lexo edhe :  Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Por sidoqoftë, Bashkimin nuk e vrisnin të tijtë, domethënë Socialistët. Vrasja nga kundërshtari nuk quhet në këtë rast.

Po demokratët pse i vranë baballarët e vet?

Baballarët demokratë që u kositën menjëherë pas fitores së PD, në fakt, ishin kolosë; kolosë të mendimit, të guximit, të intelektualizmës. Por u qëruan nga brenda, që nga 4 dëshmorët e 2 prillit deri te Jozefina Topallli. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vjen nga frika. Frika vjen nga posti, posti dhe frika janë bashkë që në epokën e Shekspirit ose që nga Republika Romake. Por në epokën moderne të vrasin edhe disa njerëz ‘të egjër’ që i çojnë studio më studio. Në Romën e lashtë vrasja e babait quhej ‘patricide’ (që vjen nga fjala latine ‘pater’ dhe fjala tjetër ‘suffix-cida) konsiderohej si krimi i vetëm për të cilin civilët mund të dënoheshin me vdekje.

Po pse ndodh dallimi te ne mes dy grupimeve ‘fetare’, ku njëra e kryen aktin e vrasjes së babait, ndërsa tjetra jo. Partia Socialiste, e cila e ka origjinën te Partia Komuniste, ku pa pushim janë ekzekutuar ‘baballarët’, tani nuk vret më. Kjo duket se vjen nga reflektimi; PS e ndjen se duhet ndryshuar në thelb dhe prandaj nuk vret. Ndërsa PD (feja që vret babanë) ka guximin që të zgjasë në kohë ritin e partive staliniste.

Kohët e fundit, brenda Partisë Demokratike, madje edhe mes udhëheqësve më të përkëdhelur nga Berisha, ka nisur të ligjërohet ‘vrasja e babait’, duke nënkuptuar vetë Berishën, i cili ka mbetur i vetmi ‘baba’ që i ka qëruar të gjithë të tjerët. Atëherë, çfarë është kjo? A mos vallë është aplikimi i ligjit të zhdukjes, i aplikimit mbi vetë autorin?

Po ndodh ‘patricide’, kjo duket qartë.

Të fundit

Spiropali, takim me homologen në Bullgari: Shqipëria, arritje të jashtëzakonshme

Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit nga Kryetarja e Parlamentit të...

Kush gabon, dënohet! Arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të...

Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni. Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që...

Liverpool kërkon 70 mln euro, Bayern tërhiqet menjëherë nga gara për yllin e sulmit

Edhe pse Bayern po vuan të gjejë një sulmues krahu, sidomos pas refuzimeve nga Florian Wirtz dhe Nico Williams, në Mynih kanë nisur të...

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën, për t'i ndihmuar vendin të...

Lajme të tjera

Web TV