Rama në Shkodër: Komunizmi ka vdekur, kur ia jep votën një idioti, je peng i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, ndërsa po prezanton edhe kandidatët e këtij qarku.

Rama pranoi se ka një një “frymë antikomuniste” në Shkodër, por kryeministri u shpreh se “frymë po mban peng qytetin”.

“Bashkia është shembulli më drithërues i injorancës dhe prapambetjes duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes. I kemi ardhur rrotull, kemi ndërtuar rrugën Shkodër- Velipojë, premtim i PD dhe e ndërtuam ne. E ndërtuam sepse s’kishim nevojë të merrnim leje në Bashki. Edhe me stadiumin e ri. Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje sepse në këtë gjendje mbretërojnë pa probleme. Ushqejnë përçarjen, duke nxitur urrejtjen dhe për të thyer xhama e për të thirrur: Poshtë Komunizimi. Komunizimi ka vdek’! Nuk kthehet më. Dhe i vdekur mban peng vetëm një vend; Shkodrën. Mbajnë peng gjithë miletin. Kur ia jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng i idiotsive prej 30 vitesh. Komunizmi ka vdek’ dhe rri gjallë si fantazmë. Kanë shpikur luftë imagjinare. Luftojnë me mullinjtë e erës. Këta shohin interesat e tyre. Asaj kryetares nuk i prishet terezia sa ça ndodh me plerat. Është qyteti më i pistë në Shqipëri.“, tha Rama.

Kryeministri nuk hezitoi të sulmoi kryebashkiaken e Shkodrës, me të cilën duket se I ka ngecur “sharra në gozhdë”.

“Këtu në Shkodër ka qenë një dorë shumë e mbrapshtë në shumë vite duke e bërë që të jetë më e prapambetur në krahasim me qytete të tjera. Në Tropojë ne kemi bërë punë shumë të bukura dhe jo vetë në Tropojë.

Këtu në Shkodër për fat të keq na ka ngecur sharra në gozhdë, pasi këtu gozhda është njëlloj gozhde që nuk ka sharrë që i bën derman është njëlloj gozhde e ngulur prej 30 vjetësh në tru që e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz, të PD-së duke i dhënë besim pa kushte e pa kushte pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet në krahasim me të tjerët.’- tha Rama./GSH

Të fundit

Rusia lëshon një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash drejt Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të forta ndaj Rusisë, teksa kundërshtari i saj ashpërsoi...

Skandal në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga policia

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Beogradit ku shqiptarët të cilët kishin zgjedhur për të...

“Dëgjoni, çetnike serbë, dora jonë do t’ju arrijë edhe në Serbi!”

Tri ditë pasi rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në koncertin e këngëtarit Marko Perkoviq Thompson në Zagreb – qytet kroat me rreth 770.000...

600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29...

Konkurroi në garë, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Pas hapjes së garës në disa komisariate u bë edhe konkursi, mes tyre edhe për komisariatin e Policisë së Rinasit. Shefi aktual Përparim Dema konkurroi...

Lajme të tjera

Web TV