E papritur/ Olsi Bylyku braktis Klanifornian, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olsi Bylyku ka njoftuar se po largohet nga spektakli i humorit “Klanifornia”.

“Pas një rrugëtimi të gjatë në spektaklin më të madh të humorit në Shqipëri vendosa që rrugët e mia me Klanifornian të ndahen këtu.

Jam rritur në skenën e këtij spektakli dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës drejtuesve dhe kolegëve që më mbështetën. Kam dhënë më të mirën time dhe shpresoj të ju kem kënaqur me rolet e mia.

Kemi pasur momente diskutimesh, emocionesh dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. Vendosa së bashku me familjen time që tashmë t’i përkushtohem një projekti krejtësisht të ri që do të vij shpejt.

E bëra këtë letër të hapur, apo reagim në mënyrë që të mos aludojë askush për ngatërresa me kolegët, drejtuesit apo thashethemet e zakonshme shqiptare.

I uroj Klanifornias rrugëtim të mbarë dhe të vazhdojë të sjellë gëzim te shqiptarët. Shihemi në projekte të rinj, do të ju habis me gjëra të bukura!”, ka shkruar aktori.

© SYRI.net

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV