Kishte fshehur kokainën mes bananeve që vinin nga Ekuadori, arrestohet babai i Arbër Çekajt (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi prej 49 kilogram kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori. Sipas policisë lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier të mbushur me banane.

Në pranga është vënë administratori i firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt me qendër në Maminas, i arrestuar po për drogë.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV