Ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit me atë të 25 qershorit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fleta e re votimit ka futur në një sherr dy partitë e mëdha politike. Për shkak të kësaj përplasjeje KQZ nuk ka arriti të marrë një vendim të shpejtë, duke e shtyrë në disa ditë modelin dhe madje duke vënë në rrezik dhe afatet për prodhimin e tyre.

Kjo përplasje vjen për faktin se kësaj here fleta e votimit do të jetë ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Në zgjedhjet e 25 prillit, veç renditjes së partive politike, do t’i bashkëngjiten edhe emrat e kandidatëve për deputetë, si emra preferencialë. Fleta do të përmbajë kandidatët për çdo qark. Pra për 12 qarqe do të kenë emra të veçantë kandidatësh.

Fillimisht u hodhën tre modele, por që në thelb kishin dy variante, i pari lidhej me rreshtimin e partive dhe poshtë saj të numrave të kandidatëve, dhe tjetra renditja e partive së bashku me emrat e kandidatëve.

Socialistët duan që fletë të jetë më e thjeshtë, ku të jetë varianti i numrave, pra jo i rreshtimit të emrave të kandidatëve për deputetë të çdo subjekti politik, pasi kjo do e bënte të vështirë votimin, sipas tyre. PD dhe opozita në bllok kërkon variantin që veç subjektit politik të renditen edhe emrat e kandidatëve, në të cilën votuesit duhet të japë preferencën për një emër.

Ndryshimi i fletës me zgjedhjet e shkuara parlamentare

Katër vite më parë fleta e votimit ishte më e thjeshtë. Ajo përmbante vetëm emrat e subjekteve politike, kryetarin e partisë dhe inicialet. Në krahun e majtë, përpara emrit ishte dhe logoja e partisë. Katër vite më parë fleta e votimit ishte më e thjeshtë, pasi kishte vetëm emrat e subjekteve të partive dhe zgjedhësit e vendosnin shënimit “X” apo “+” në krah të djathtë.

Lexo edhe :  Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Në zgjedhjet e fundit konkurruan 18 parti politike dhe asnjë koalicion. Ndërsa për zgjedhjet e 25 prillit janë 10 parti dhe 2 koalicione. Kjo fletë me emra kandidatësh do të dukej si një çarçaf dhe se kutia e shënimit të votës nuk do të jetë në krahun e djathtë, por në të majtë dhe poshtë siglës së partisë. Kjo do t’i ç’orientojë zgjedhësit.

Ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit me atë të 25 qershorit dhe si

Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit e miratuar nga KQZ, është formati më i madh që është përdorur ndonjëherë, me përmasat 30 x 60 cm. Madhësia e fletës nuk ndryshon nga qarku në qark, por madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Emrat në Tiranë janë me gërma më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit me atë të 25 qershorit dhe si

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV