La “Nismën Thurje” për tu bashkuar me partinë e Tom Doshit, mjekja seksi zbulon arsyet: Ai është shumë human

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senera Hoxha, kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, thotë se në këtë forcë politike vlerëson humanizmin e liderit të kësaj force politike. Hoxha e cila ka qenë fillimisht pranë partisë ‘Nisma Thurje’, u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka kërkuar moskandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Lidhur me këtë çështje, ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të kishte investiguar edhe politikanë të tjerë shqiptarë, e jo vetëm z.Doshi.

Fatos Hakorja: Çfarë ka kjo parti diçka të veçantë që ju e vlerësoni?

Senera Hoxha: Humanizmin e z.Doshi. Në dijeninë time, z.Doshi është i vetmi deputet që çdo muaj paguan në spitalet private para nga xhepi i tij për pacientë që kanë nevojë për të bërë skanera covidi, operacione emergjente të cilat nuk e gjejnë dot radhën në shtet, ndihma pafund, shtrime rrugësh, tubacionesh dhe nëpër fshatra kudo në gjithë Shqipërinë.

Edlira Gjoni: Si diskutohet në partinë tuaj e gjithë kjo zhurmë që është duke u bërë për kryetarin e partisë tuaj?

Senera Hoxha: Nëse DASH do ishte pak thelluar pak më tepër në investigim, edhe mua si qytetare nuk do më pëlqente që në lista të shikoja njerëz që kanë shkaktuar Gërdecin, kanë vrarë në bulevard apo kanë vjedhur floririn. Në momentin që do kenë fakte le t’i nxjerrin.

 

Të fundit

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Lajme të tjera

Web TV