Alergji e stinës apo koronavirus? Ja si ta bëni dallimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shenjat kryesore paralajmëruese të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, janë temperatura, lodhje dhe një kollë e thatë. Ndonjëherë, kjo gjithashtu shkakton simptoma të ngjashme me të ftohtin. Gjatë sezonit të alergjive, mund të jetë e vështirë të dallosh ndryshimin midis Covid-19 dhe alergjive.

Simptomat e alergjisë ndodhin pjesërisht për shkak të inflamacionit që shkaktohet nga reagimi i tepërt i trupit ndaj gjërave si poleni ose myku.

Shenjat e zakonshme të alergjive përfshijnë:
– rrufë
– kollë e thatë
– kruarje ose lotim në zonën e syve

Shenjat e Covid-19 përfshijnë:
– temperaturë dhe ethe
– kollë e thatë
– probleme me frymëmarrjen
– dhimbje e trupit dhe muskujve
– dhimbje e fytit
– lodhje
– dhimbje koke
– humbje e shijes dhe/ose nuhatjes
– rrufë
– probleme gastrointestinale si të përziera, të vjella ose diarre
– skuqje të syve
– irritim i lëkurës

Nëse keni të njëjtat simptoma vit pas viti, në të njëjtën kohë, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Simptomat e alergjive janë të lehta, ndërkohë që gripi dhe koronavirusi i ri do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe thjesht do të doni të qëndroni shtrirë në shtrat. Alergjia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, por s’mund të shkaktojë dhimbje të forta të muskujve dhe nyjeve, me përjashtim të alergjive të rënda, sidomos nëse keni astmë.

A është teshtitja një simptomë e zakonshme e koronavirusit? Koronavirusi nuk shkakton teshtitje.

A janë sytë e skuqur shenjë e koronavirusit? Vetëm 1%-3% e njerëzve me Covid kanë sy të skuqur. Nëse vini re këtë simptomë, mundësitë më të larta janë që të keni alergji.

Të fundit

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr...

Deputeti i Bundestagut Gjerman:Jorida Tabaku njeriu kyç i marrëdhënieve Gjermani–Shqipëri

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, një zë i respektuar në politikën e jashtme të CDU-së dhe një prej aleatëve më të qëndrueshëm të...

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Shqipëri Vlerësohet Maksimalisht nga BBG Austria: Një Shembull i Suksesit në Prokurimet Publike Në një vlerësim të fundit nga Bundesbeschaffung...

Instagrami ‘mollë sherri’për disa vajza në Korçë, godasin njëra- tjetrën me shishe qelqi

Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri...

Teatri i së hënës para SPAK

Ditën e hënë, SPAK dha një shfaqje tipike teatri politik. Thirri në të njëjtën orë Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ajola Xoxën. Të parin e...

Lajme të tjera

Web TV