Chiara Ferragni e zemëruar për vaksinimin e gjyshes së Fedez: Po favorizoni njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrësja dhe influencuesja e famshme italiane, Chiara Ferragni përmes një postimi në Instagram kritikoi mjaft ashpër menaxhimin e fushatës së vaksinimit ndaj Covid-19 në Itali.
Ajo tha se gjyshja e bashëshortit të saj Fedez, Luciana Violini, e cila pak ditë më parë mbushi 90 vjeçe, do ta bëjë vaksinën sot dhe kjo gjë erdhi pasi ajo i kishte kritikuar për menaxhimin jo të mirë të kësaj situate.

“Nëse dje isha e zemëruar, sot jam edhe më shumë e zemëruar duke menduar se gjyshe Luciana, e cila kishte të drejtë të vaksinohej para shumë muajsh, arrin të fitojë të drejtën e saj vetëm sepse dikush ka frikë se unë mund të trazoj opinionin publik. Po gjyshërit e tjerë që kanë të njëjtën të drejtë dhe nuk kanë dikë që të dëgjohet në media, si do ia bëjnë?

Ne duam të vaksinojmë të dashurit tanë sa më parë të jetë e mundur dhe të ndalojmë të kemi frikë se midis atyre 500 vdekjeve në ditë, mund të jenë edhe të dashurit tanë”, shkruan Ferragni, duke theksuar se ka menduar për një kohë të gjatë para se të thotë diçka javët e fundit, por që vendosi të flasë vetëm pas “favorizimit” të padrejtë të gjyshes Luciana.”

Më pas Chiara i drejtohet kryeministrit dhe të gjithë politikanëve, ministrave dhe parlamentarëve të vendit, për të filluar nga puna konkrete sepse njerëzit janë lodhur shumë duke dëgjuar vetëm fjalë.

Të fundit

Policia e Prokuroria ‘zbarkojnë’ te Inceneratori i Elbasanit

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit dhe Policia kanë zbarkuar ditën e sotme në inceneratorin e Elbasanit,...

TURIST NË BARCELONË

Nga Mitro Çela -Viti 2018- Hoteli me tre cepa. Larg shijeve të Ezmerkës. Por i vendosur në mesin e rrugës "La Rampa", më të bukurën e qytetit,...

Blindohet Europa, 800 miliardë euro për mbrojtjen, ja ku do shpenzohen

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të...

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, ministrja Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

  Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për...

Motra e 34-vjeçarit që vrau veten dhe bashkëjetuesen/ Jam krenare për ty shpirti im!

Paraditen e 18 shkurtit, qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj,  qëlloi me plumb në kokë partneren...

Lajme të tjera

Web TV