Ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Sinovac.
Në sheshin “Skënderbej” ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po monitoron vaksinimin.
Ndërkohë, më herë gjatë ditës së sotme, Manastirliu bëri me dije se ditën e nesërme do të fillojë edhe vaksinimi i policëve.