“Pranoi që është kokrra e mashtruesit”/ Braçe zbulon dhuratën që i bëri Lulzim Basha (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme është paraqitur për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh.

Braçe thotë se Basha e tregoi që është një mashtrues, pasi e provoi se ka qenë pa patentë në drejtimin e makinës. Zv.kryeministri i referohet fotos së publikuar nga bashkëshortja e Bashës, ku kryedemokrati shihej duke i dhënë makinës gjatë një dite të dielë.
Një ditë më pas Braçe akuzoi Bashën se i kishte skaduar patenta dhe nyuk i lejohej të drejtonte makinën.

Ndërkohë zv.kryeministri ka publikuar edhe videon ku shihet Basha duke fjetur në makinë, duke u shprehur se ajo video është bërë fill pas rinovimit të patentës.

Postimi i Braçes:

“Lulzim Basha me beri nje super dhurate sot;

PROVOI EDHE NJE HERE QE, UNE THEM TE VERTETEN DHE, AI ESHTE KOKRA E MASHTRUESIT!

Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vete, personalisht per te RINOVUAR PATENTEN e skaduar prej vitesh.

Pranoi e provoi boterisht se KA QENE PA PATENTE NE TIMON diten kur gjithesecili e pa te ngiate makinen.

Mashtrues e i pa karakter sic eshte, aspkohe i iku pergjegjesise ligjore;

TANI ESHTE E PROVUAR EDHE NJE HERE PALIGJSHMERIA E TIJ!

Nderkohe, ne kete video eshte fill pas rinovimit te patentes duke fjetur gjume. Gjume perhere e ne cdo rast”, shkruan Braçe.

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV