Shtohet afati i vlefshmërisë së kolaudimit të automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pas përfundimit të kontratës koncesionare me kompaninë SGS-Albania ky shërbim pritet të ofrohet nga shteti. Për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor aktin normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit, si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021.

Për zgjatjen tjetër të afatit të vlefshmërisë me 30 ditë plus, kreu i Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, z. Blendi Gonxhe pohoi për Monitor se është e përcaktuar në nenin 91 për lëshimin e kopjes përmbledhëse, të dokumenteve të qarkullimit të parashikuara në nenin 178, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe për këtë janë vënë në dijeni të gjitha organet dhe institucionet përkatëse.

“Akti normativ nuk ka datë të sotme, ai vlen si 3 muaj plus për çdo kënd që ka një certifikatë të vlefshme, pra u shtohet edhe 3 muaj automatikisht. Drejtuesi i mjetit shkon paguan taksat dhe merr vulën e shtesës, në leje. P.sh ka plot që u skadon sot, se e kanë bërë në 1 prill 2020 kolaudimin, ata shkojnë paguajnë taksat dhe marrin sot vulën. Dhe kështu ka me mijëra. Shtesa prej 3 muajshi nuk është fiks. Është shtesë për këdo. Për ata që u ka skaduar edhe kjo shtesë, një pjesë e vogël, policia ka njoftim që u takon edhe 1 muaj tjetër me Kod Rrugor. Përsëri me të njëjtën skemë”, tha Gonxhe.

Lexo edhe :  MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ndryshimet në kodin Rrugor që pritet të miratohen nga Kuvendi, legjitimojnë ofrimin e shërbimit pa ndryshim tarifash për të gjitha mjetet, por me afate të reja për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm.

“DPSHTRR, po riinxhinjeron në tërësi sistemin dhe për këtë kanë nisur investimet, rikualifikime, vendosja e pajisjeve të reja etj, programi i rrjetit të komunikimit informatik. Po presim ndryshimet në Kodin Rrugor që ta nisim me normat e reja (të aprovuara në qeveri e komisionet parlamentare) sipas direktivës së BE-së”, shpjegon kreu i Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në fund të muajit nëntor përfundoi kontrata me koncesionin SGS për kolaudimin e makinave. Më 3 shtator të vitit 2009 nga qeveria e mëparshme u nënshkrua me SGS kontrata për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë” (në atë periudhë shërbimi nisi për një flotë prej 200,000 automjetesh që qarkullonin në vend me një normë rritje 6% në vit. Aktualisht në vend janë të regjistruara rreth 630,000 mjete).

Në përfundim të kontratës me afat 10 vjeçar, në shtator të 2019-s qeveria dhe operatori SGS ranë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës, duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020. Me rinovimin e kontratës kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve për të paktën 1 vit vazhdoi të kryhet nga koncensionari.

Të fundit

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban. Me Ballukun, ishte dhe Ministrja...

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim zyrtar,...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV