“Njerëzit ulërinin, ju dogj edhe koka”/ Dëshmitarët tregojnë tmerrin në Greqi: Qëndroi dy orë mbi shtyllë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi. Tre elektricistë, mes tyre një shqiptar kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë rregullimit të një defekti teknik në zonën e Eretrias.

Mediat greke kanë publikuar dëshmitë e qytetarëve nga vendi i ngjarjes, të cilët pohojnë se ishte një vdekje shumë e keqe.

Sipas tij, shqiptari ishte dhe personi që u godit më shumë nga rryma, i cili ka qëndruar për dy orë në shtyllën e tensionit ku i ka marrë flakë dhe koka.

“Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit. Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim.

Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë. 45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”, ka thënë banori.

Shqiptari Aleks Bruka nga Rrësheni ishte babai i tre fëmijëve. Ai humbi jetën në mënyrë tragjike në Greqi një ditë më parë gjatë punës për rregullimin e një defekti teknik në një shtyllë të tensionit të lartë.

Aksidenti ndodhi në sheshin e fshatit, ku shtylla qendrore po zëvendësohej me banorët e fshatit duke u bërë dëshmitarë okularë të tmerrit.

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV