“Të zhveshur dhe njëri pa kokë”/ Kush është shqiptari që vdiq në Spanjë, familja apel për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e Xhuliano Korës, të riut që u gjet i vdekur dhe pa rroba pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Spanjë bëjnë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.

Në një mesazh drejtuar redaksisë së Top Channel, ata thonë se e kanë mësuar nga persona të tjerë, më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë dhënë vetëm emrin e viktimës dhe asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se cështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.

“Xhuliano Kora , i lindur dhe rritur në Fushë-Krujë, 24 vjeç, jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë pasi babai ka vite që i ka vdekur. Xhuliano kishte 4 muaj jashtë Shqipërisë , si çdo i ri që ikën për një jetë më të mirë. Ju lutem sa më shumë shpërndarje që t’i bie shtetit në sy dhe ta marrë situatën nën kontroll. Në media është thënë që viktimat kanë pësuar aksident dhe se kanë qenë pa rroba, madje njërit i është prerë koka”, shkruan familjari.

Si ndodhi aksidenti sipas medias spanjolle:

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Spanjë, ku viktima janë një shqiptar dhe një rumun, ndërkohë që një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur. Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos në drejtim të Kartagjenës, në komunën e Los Alcázares. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është se dy trupat e viktimave ishin pa rroba, kështu që përveç sqarimit nëse ata vdiqën si rezultat i përplasjes, ata tani po përpiqen të gjejnë shkakun e disa gjymtimeve që ata paraqesin.  Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe të dy trupat kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Thuhet se njëra nga makinat po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër dhe përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Trupat e dëmtuar rëndë u gjendën jashtë automjetit në kohën e aksidentit. Një nga hipotezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasën ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur.

Lexo edhe :  Anila Denaj: Fitojmë të paktën 20 mandate në Tiranë, PD premton se s'ka gjë në dorë

"Të zhveshur dhe njëri pa kokë"/ Kush është"Të zhveshur dhe njëri pa kokë"/ Kush është

 

Të fundit

Berisha nga Berati: Votoni PD! Kjo qeveri shpopulloi vendin

Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Berat, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë...

VIDEO/ Futbollisti i Barcelonës udhëton me linjë “low cost” për ndeshjen me Interin

Barcelona ka udhëtuar që të hënën pasdite drejt Milanos, ku do të luajë sot ndeshjen me Interin, të vlefshme për ndeshjen e kthimit të...

50-vjetori i hidhur i Beckham, djali i madh u “zhduk” nga çdo festë, fajësohet nusja

Në vend që të festonte në paqe 50-vjetorin me familjen e tij, David Beckham është përballur me një krisje serioze me djalin e madh,...

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Teksa...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Lajme të tjera

Web TV