Vllaznia, Brdariç: Partizani, një ndeshje e madhe, e kemi marrë tashmë kthesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Vllaznisë dhe futbollisti Adili flasin para përballjes me të kuqtë kryeqytetas. Përballja më e spikatur e javës së 26-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit është ajo e së shtunës, midis Vllaznisë dhe Partizanit.

Shkodranët vijnë në këtë duel pasi kanë rigjetur kreun e renditjes, por trajneri Tomas Brdariç është i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret. “Ne punojmë çdo herë me qëllim dhe duam të përballemi nesër me Partizanin se është ndeshje e madhe dhe jemi të përqendruar këtë javë se të kaluarën nuk kishim ndeshje”, – ka thënë ai.

“Këtë javë kemi punuar shumë mirë dhe nesër është një ndeshje kërkuese”, – ka shtuar trajneri gjerman, për të cili skuadra e ka marrë kthesën tashmë pas një periudhe të vështirë. “Ishte një rrugëtim i gjatë se kampionati nisi vonesë, ishte përgatitje e gjatë dhe ishte shumë e vështirë që të nisnim këtë veprimtari, – ka pohuar Brdariçi. – Por kemi bërë një turne të mirë deri në fazën e tretë dhe në të patëm disa vështirësi, por e kaluam dhe u kthyem të fortë pas këtyre ndeshjeve ku nuk treguam rezultate të mira, u përmirësuam dhe tani jemi kthyer.”

46-vjeçari nuk dëshiron t’i referohet historisë së përballjes me të kuqtë kryeqytetas. “Për mua nuk është i rëndësishëm bilanci ndaj Partizanit, – ka këmbëngulur Brdariçi. Për mua është një ekip në majë të kampionatit dhe duhet ta marrim seriozisht.

Duhet të japim maksimumin që të fitojmë se është një skuadër me shumë eksperiencë, ka trajnerin me shumë përvojë dhe lojtarë që në të kaluarën kanë arritur rezultate. Kanë stil të mirë kompakt loje dhe duhet të tregojmë një paraqitje të mirë dhe që jemi në gjendje të fitojmë.”

Lexo edhe :  Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: "Këtu nuk jemi në teatër"

Takimi Vllaznia-Partizani luhet të shtunën në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 16:00.

Të fundit

Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

Një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Virginia Giuffre, ka...

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Në...

David Selenicasi, kryemjeshtri i ikonografisë që përdori artin si mjet rezistence

Nga Leonard Veizi Ai është i shquar me artin e tij po aq sa dhe Onufri i famshëm. Dhe ndoshta po aq sa Onufri e...

HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

 Pastor evangelicus» (bariu sipas ungjillit) Dom Lorenzo Rossetti Referues në Akademinë teologjike papnore-Romë Mënyra më e mirë për të nderuar papa Françeskun që kaloi në amshim më...

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në...

Lajme të tjera

Web TV