18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik, familja në zi: E vramë ne…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“E vramë ne, e vramë ne”. Denada bërtet me dëshpërim duke hyrë e duke dalë nga shtëpia, pa gjetur paqe brenda vetes. Të njëjtën gjë përsërit Krameri, vështrimi i të cilit është i zbrazët. Të dy janë burrë e grua, prindër të një djali, i cili fatkeqësisht humbi jetën në një aksident të rëndë.

Fëmija i vetëm i tyre, Alessio, 18 vjeç, humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte doli nga rruga. E gjithë ngjarja ndodhi 3 kilometra larg shtëpisë.

“E kam vrarë unë”, shprehet mes lotësh Denada Bariamcanaj. “Më kërkoi: ‘Mama më dërgo ti’, por unë i thashë që isha e lodhur. Çfarë kam bërë, çfarë kam bërë”, shprehet ajo. “E kemi vrarë vetë. Jam unë ai që ia bleva motorin një vit më parë”, shprehet nga ana tjetër babai.

Alessio Bariamcanaj ishte student në një lice. Ai vdiq të dielën në mëngjes pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar. Bariamcanaj u aksidentua të premten. I riu udhëtonte më një motor Yamaha 125 dhe u përplas me një shtyllë. Për dy javë Alessio do të merrte patentën.

Alessio Bariamcanaj

Të premten pasdite, Alessio mori motorin për të shkuar tek një mik i tij, Gianluca. Edhe ky i fundit ndiqte studimet në të njëjtën shkollë me të. Të dy kishin rënë dakord që të vazhdonin stërvitjen së bashku. Por tragjedia ndodhi rreth orës 19:00. I riu humbi kontrollin e motorit dhe për shkak të shpejtësisë nuk mundi që të manovronte në rrugë. Ai goditi një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Sipas mediave italiane, përplasja ka qenë aq e fortë saqë Alessio ka rënë pa ndjenja në rrugë, ndërsa motori ka ecur prej inercisë derisa është ndaluar në një gardh. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e urgjencës dhe ai u dërgua me shpejtësi në një spital. Trumat më të rënda, Alessio i kishte në kokë dhe në bark. 1 orë pas përplasjes u lajmëruan edhe prindërit e të riut shqiptar.

Lexo edhe :  Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

“U lutëm dhe shpresuam gjithë natën”, thanë ata.

Përveç hidhërimit të thellë për vdekjen e djalit të tyre, dy prindërit kanë një ndjenjë të madhe faji. E ëma që refuzoi ta shoqëronte për shkak se ishte e lodhur dhe babait, i cili fajëson veten sepse i bleu motoçikletën.

“Ju lutem më thoni se është një ëndërr e keqe”, thotë Krameri. Përveç familjes, gjithë komuniteti i Piombino Dese është në zi për humbjen e këtij djaloshi të ri. Familja Bariamcanaj banonte prej 30 vjetësh në këtë zonë. Ata janë me origjinë nga Vlora.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV