Ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur janë me nerva

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi: Dashi është një shenjë impulsive dhe kur ështe në humor të keq e ka shumë të vështirë që të kontrollojë agresivitetin e tij. Ndaj dhe nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë mund t’ju ndodhë.

Demi: Demi është shumë i qetë dhe në shumë pak raste ndodh që të mos jetë në humor të mirë. Gjithsesi kur ndodh kjo ai do të bëhet shumë negativ do të mbyllet në vetvete dhe do të fillojë të ankohet për gjithçka.

Binjakët: Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye specifike për të qenë në humor të keq. Pesonaliteti i tyre jo i qëndrueshëm bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen me “turinj të varur”. Mundohuni t’i qëndroni larg, sipas binjakëve fajin për gjendjen e tyre emocionale e kanë gjithmonë të tjerët.

Gaforrja: Kur nuk është në humor Gaforrja mbyllet në vetvete dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës jashtë. Ajo nuk dëshiron të flasë dhe dëshiron që të qëndrojë vetëm. Ajo i jeton ndjesitë në ekstrem, kështu që në momente inati është e pamundur që ta bësh të arsyetojë.

Luani: Luanit nuk i pëlqen të jetë i mënjanuar. Kur nuk është në humor, bëhet shumë dramatik, madje madje mund të bëhet dhe agresiv si dhe arrogant.

Virgjëresha: Sigurisht kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike. Mund të ketë disa reagime shumë impulsive si dhe mund të gjuajë me shkelma apo të bërtasë. Kur nuk është në humor ajo mund të thurë plane shumë të liga.

Lexo edhe :  Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Peshorja: Zakonisht, ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të vetën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb klasin dhe në disa raste mund të humbë edhe logjikën.

Akrepi: Akrepi jeton çdo ndjesi në mënyrë intensive, ndaj dhe inatin e humorin e keq e përjeton po njëlloj. Në ato momente duhet t’i qëndrosh afër, ose do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.

Shigjetari: Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, por kjo nuk është diçka që zgjat shumë. Kur nuk mund të mbajë më inat, fillon duke thënë çdo gjë që mendon, pa menduar se sa mund t’i lëndojë të tjerët.

Bricjapi: Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet akoma më autoritar se zakonisht. Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.

Ujori: Kur Ujori nuk është në humor, mund të krijojë konflikt shumë lehtësisht me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij. Zakonisht momentet e tilla për të shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi. Sigurisht që mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.

Peshqit: Peshqit nuk para kanë sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq. Ata njihen për sjelljet e tyre pasive agresive. Me anë të së cilave arrijnë të bëjnë këdo të ndjehet keq duke bërë viktimën.

Të fundit

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë...

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares së kryesisë së Partisë së...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Lajme të tjera

Web TV