Një grevë në Rinas dhe SHBA në mes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Dy ngjarje dje që mbajtën kërshërinë përgjatë fushatës dhe që megjithë largësinë midis tyre lidheshin me njëra tjetrën. Së pari ish vizita virtuale e z. Palmer me krerët kryesorë të shtetit dhe nga ana tjetër një grevë në Rinas ku kontrollorët e ajrit kishin bllokuar si nisjen dhe uljen e avionëve ashtu dhe mbikalimet në hapësirën ajtore. Sado të ndryshme të duken, midis tyre ekziston një lidhje, dhe kjo ka të bëjë me dinamikën e pritshme të ditëve në vijim ku pritet të zhvillohet një manovër e madhe ushtarake dhe ku numri i ushtarakëve amerikanë do të jetë  mbi 6000 mijë efektivë, pa harruar mekanikën ushtarake që do të transportohet në vendin tonë. Dhe pikërisht në këtë kohë ndodh një bllokim i papritur nga kontrollorë ajrorë që lë dyshime të forta se pas ka një prapavijë politike në funksion të fushatës elektorale. Por le ti marrim me rradhë. Përfaqësuesi i lartë i Departamentit natyrshëm që motiv të parë të lësaj vizite virtuale me liderët e vendit kish pikërisht çështjen e manovrave ushtarake që do të zhvillohen. Për këtë shkak dhe bisedat e tij ishin me anëtarët e Këshillit të Lartë të Sigurisë dhe që përbënin kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e opozitës, si pjesë e panelit të Sigurisë.

Më tej natyrshëm në bisedime u përfshinë dhe elementë të tjerë që vlerësohen të rëndësishme nga SHBA në marrëdhëniet tona, ku peeshën më të madhe e ka reforma në drejtësi, si investim direkt i partnerëve tanë përtej Atlantikut. Dhe këtu përfshihej dhe takimi me ata përfaqësues të instiutcioneve e kontribuesë të reformës dhe që Z. Palmer i quan si Kampionë të Drejtësisë. Ajo çfarë mund të vërehet është fakti se aleanca midis dy vendeve nuk ka asnjë hije dyshimi dhe pozicionimi I politikës së jashtme të Shqipërisë është i shprehur qartë dhe haptazi në kohezion me politikën amerikanë. Kështu, këto marrëdhënie mbeten të konsoliduara dhe efektive dhe nuk ka asnjë varësi se kush mund të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo çfarë ra në sy në deklaratën e përcjellë për takimet ish një fakt tjetër. Pa hyrë direct në elementët e luftës politike që zhvillohet në vend, qoftë edhe me retorikën e figurave të veçanta kur anatemojnë reformën në drejtësi apo figura të veçanta të saj, Palmer kish futur me një gjuhë diplomatike, barazinë në rëndësine e takimeve  të tij midis Presidentit dhe Dvoranit. Dhe kjo nuk bëhet pa qëllim.

Dvorani mori një dekorim të lartë si Kampion i Drejtësisë para një muaji mga Departamenti I Shtetit, por kjo nuk e pengoi sërish Presidentin Meta të deklarohej me të njëjtën forcë se pavarësisht dekjorimit të tij nga SHBA, Dvoranin e pret burgu. Sidoqoftë, nëse këtë vizitë virtuale të Palmer mund të quhet dhe si vizitë kortezie tek mikpritësi përpara zhvillimit të manovrave ushtarake, kjo çështje mund të mos merrte më vëmëndje nëse dita nuk do të shoqërohej dhe me lajmin e grevës së kontrollorëve të ajrit. Vënia nën bllokim e hapësirës ajrore shqiptare, si për ulje dhe ngritjet ashtu dhe për mbikalimet në hapësirë, ish një lajm I rëndë që nuk ka të bëjë thejst me marrëdhëniet punësore të kontrollorëve dhe kompanisë përkatëse, sesa me integritetin e vendit dhe mos seriozitetin e tij në përmbushjen e detyrimeve ndaj të tretëve kur bëhet fjalë për fluturimet në hapësirën tonë. E shtruar dhe në kushtet kur në prag janë dhe zhvillimet e manovrave ushtarake me efektivë ushtarakë të forcave aleate, kjo e ul më rëndë dinjiotetin si një vend që nuk ofron garanci dhe besueshmëri në përmbushjen e detyrave të veta në kuadër të NATO-s. Elementi shtesë është që kjo ndodh në mes të fushatës elektorale çka ka hedhur dhe dyshimë se nxitja e këtij rebelimi ka ndodhur pikërisht nga frymëzues politikë. Deklaratat e para për këtë çështje ishin nga ish kryeministri Berisha dhe më pas nga Presidenti Meta të cilët kishin një lloj rreshtimi e solidariteti me kërkesat e kontrollorëve.

Lexo edhe :  Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Por duket se çikriku nisi të ecë mbrapsht. Reafimi I Ramës dhe Ballukut, deri në ndërhyrjen e policisë dhe të FA në marrjen në kontroll të goditës të kontrollit ajror, duket se ishin shumë më tej nga një vendimarrje lokale. Vetë deklarata që bëri më tej kreu i opozitës Basha ishte shumë më i ndryshëm se sa ajo e Berishës dhe e presidentit. Basha i lëshoi kontrollorët dhe kërkesat e tyre dhe thjesht u mundua të bishtnojë se ajo cfarë po ndodh me kontrollorët është vepër e vetë Ramës. Ish një lloj deklarate pra si për të garantuar se ai vetë nuk ka gisht në këtë çështje dhe as që ka nxitur kënd të bllokojë trafikun ajror. Dhe kuprohet që në këtë rast Basha nuk kërtkon të garantojë Ramën se nuk ka ndërhyrë në Rinas, por tjetër kënd. Pa hyrë në çështjen e pagesace për kontrollorët dhe si e kanë kontratën e tyre të punës, por çështja e bllokimit të trafikut ajror duket se nuk do të mjaftohet me masa apo vërejtje të disa punonjësve. Objektivi duket se është vendosur shumë më lart, në majat e politikës që mesa duket në ngutjen e tyre për të prishur punë për çdo gjë që lidhet me qeverinë dhe me vendin, kanë bërë një hap fals që mund tu kushtojë prej të tjerëve aktorë. Por ajo cfarë duket qartë se me këtë I bën pa dashur një nder të para vetë Ramës. I bënë nder se vertetuan dhe një herë akuzat e tij përballë ndërkombëtarëve, sesa destruktivitet ka në rradhët e opozitës shqiptare.

 

 

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV