Më në fund zbllokohet hapësira ajrore shqiptare, fillon qarkullimi i avionëve

Në hapësirën ajrore shqiptare ka rifilluar qarkullimi i avionëve, pas rifillimit të fluturimeve esenciale.

Sakaq edhe Eurocontrol ka hequr edhe shenjën e kuqe që ishte vendosur mbi territorin shqiptar, që lejon qarkullimin e avionëve.

Bllokimi i punës në Aeroportin e Rinasit ndodhi pasi kontrollorët AlbControl për trafikun ajror lanë punën duke krijuar një situatë të rëndë për fluturimet me dëme ekonomike.