Emocionuese/ Gruaja lind fëmijën gjatë fluturimit në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua lindi në një aeroplan me ndihmën e një studenteje të mjekësisë që ndodhej në bord. Kultumah Mohammed, 27 vjeçare, po udhëtonte nga Kanadaja drejt Egjiptit kur kuptoi se foshnja e saj po vinte në jetë.

Piloti u përpoq të bënte një ulje emergjente në Aswan, por djali i vogël lindi para se avioni të ulej. Për fat të mirë, studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr ndodhej gjithashtu në avion dhe i erdhi në ndihmë të resë.

Kur ata arritën përfundimisht në Aswan, mamaja e re dhe fëmija i saj u dërguan në spital ku mjekët thanë se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Linja ajrore tha: “Procedurat për sigurinë e pasagjeres u ndoqën shpejt, pasi shoqëruesit bashkëpunuan me një student të mjekësisë për të ndihmuar pasagjeren.

 

Të fundit

“LaCivita, i paguar”/ Nuk është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA!

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëlluimbi thotë se Chris LaCivita është i paguar nga PD, për t’i ardhur në...

2024, rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin...

Pandemia rrit 41% shpenzimet për shëndetin, arrijnë në 840 mln euro në vit!

Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i djathit në botë? Nuk është Franca!

Djathi është më shumë se vetëm ushqim në shumë kultura; është një pasion, një traditë dhe një pikë krenarie. Për Francën , e njohur...

Lajme të tjera

Web TV