I vonoi kafen, Rama kapet me kamarierin në Finiq: Ti kaneis kala? Kjo nuk është… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me disa minoritarë në bashkinë e Finiqit, të cilët i kanë adresuar disa nga problemet më të cilat hasen.

Në fokus të diskutimit të tyre ishte zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.

Rama ka përshëndetur kryebashkiakun e Finiqit, Leonida Kristo në takim në gjuhën greke duke i thënë ‘’Ti kaneis kala?’’.

Më pas Rama pa se nuk po i vinte kafja, dhe i tha kamarierit se kryebashkiaku i Finiqit e kishte marrë kafen kurse ai jo, dhe kjo as hile greke nuk është.

Pronari i lokalit: Nëse do të hapet kufiri, do të jenë të lirë të bëjnë shëtitje, nëse do të ketë mundësi të investohet në rrugë. Këtë kërkesë kisha!

Rama: Të them se e bëjmë rrugën tani për tani s’ta bëj dot. Po e deshe tani në sekond voto ato tjerët se ta bëjnë në sekond. Ulu! Ulu! Kjo zonë është fantastike për agro-turizëm.

Ndërkohë Rama ka shkëmbyer edhe batuta mes tyre, për shkak se nuk i kishin shërbyer kafe, dhe vetë banori po konsumonte kafe, gjë për të cilën kreu i qeverisë tha se as hile greke nuk mund të quhet.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.

Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.

Lexo edhe :  Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.

Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.

Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria

Gjiknuri: 20% u janë dhënë titujt e pronësisë! Ato të tjerët thonë do të shfuqizojmë ligjin, kjo është shumë e rrezikshme, bëni shumë kujdes. Vërtetë procesi mund të kishte ecur më shpejt, por është vënë shina.

Video (Minuta 3:40)

Të fundit

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV