Pipero në spotin e Partisë Socialiste, mesazh opozitës: Politika juaj po dëmton procesin jetik të vaksinimit! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për t’i dhënë një mesazh të fortë shqiptarëve për kontrastin mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket luftës me Covid-19, Partia Socialiste ka zgjedhur një prej figurave qendrore shëndetësore të kësaj lufte, Pëllumb Piperon.

Mjeku infeksionist thotë se politika e opozitës po dëmton rëndë procesin e vaksinimit në Shqipëri.

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje dhe nuk dua ta besoj që ata nuk duan që shqipëria të vaksinohet”, thotë ai.

Madje, shton Pipero, opozita rrezikon sezonin turistik. Ai komenton edhe mitingjet e Lulzim Bashës duke u shprehur se grumbullimet që shtojnë infektimet duhet të ndalen.

Pipero është i treti nga figurat e rëndësishme publike në vend që i bashkohet publikisht fushatës së PS, pasi më herët në spotet e socialistëve janë shfaqur edhe aktorët Tinka Kurti e Robert Ndrenika.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV