Vdekja e Princit Philip/ Boris Johnson: Kombi vajton sot bashkë me Mbretëreshën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombi vajton sot së bashku me Mbretëreshën’ është kjo deklarata e kryeministrit britanik Boris Johnson pas vdekjes së Princit Philip. Ai ka thënë se Familja Mbretërore ka humbur “jo vetëm një figurë publike shumë të dashur dhe shumë të respektuar, por një burrë të devotshëm, një baba krenar dhe një gjysh të dashur dhe vitet e fundit edhe stërgjysh”.

Kryeministri në fjalën e tij citoi mbretëreshën duke thënë se vendi i detyrohej burrit të saj një borxh më të madh sesa “ne mund ta dimë ndonjëherë”, duke shtuar se ai ishte i sigurt se vlerësimi ishte i saktë.

“Ne vajtojmë sot me Madhërinë e saj mbretëreshën, i shprehim ngushëllimet asaj dhe gjithë familjes dhe ne e falënderojmë, si komb dhe mbretëri, për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të Princit Philip, Dukës së Edinburgut”, tha ai .

Ai tha se duka do të mbahet mend mbi të gjitha për “mbështetjen e tij të palëkundur” për Mbretëreshën.

Një numër i krerëve të shteteve evropiane kanë shprehur edhe ata ngushëllimet e shumta për vdekjen e Dukës së Edinburgut.

Mbreti Philippe i Belgjikës i ka përcjellë ngushëllimet e Familjes Mbretërore Belge për Mbretëreshën në një mesazh privat.

Mbreti Carl Gustav i Suedisë dhe Mbretëresha Silvia u shprehën “jemi trishtuar tej mase, kur mësuan për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Duka i Edinburgut. Princi Philip ka qenë një mik i madh i familjes sonë për shumë vite, një lidhje të cilën ne e kemi vlerësuar shumë. Shërbimi i tij ndaj vendit të tij do të mbetet një frymëzim për të gjithë ne”.

Kryeministri i Irlandës Micheál Martin tha se ishte “i pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar “.

Lexo edhe :  Hajdutët shpërthejnë derën e muzeut, vjedhin helmetën e artë 2500-vjeçare

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, tha se ai ishte “me të vërtetë i pikëlluar nga humbja e Princit Philip, i cili e bëri Maltën shtëpinë e tij. Populli ynë do ta vlerësojë gjithmonë kujtimin e tij”.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha: “Me trishtim të madh mësova për vdekjen e Princit Filip. Shpirti i tij u prehtë në paqe. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella Mbretëreshës Elizabeta II. Në këtë orë të humbjes së madhe, mendimet dhe lutjet e mia jeni me ju dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar “.

Të fundit

Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për...

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Tregu gjerman në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë muajit janar

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën...

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj emocionale...

Lajme të tjera

Web TV