Hapet aeroporti, Shqipëria merr kontrollorë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthehet normaliteti në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas dy ditësh bllokim si pasojë e grevës. Ministria e Infrastrukturës, në mungesë të kontrollorëve, ka ndryshuar procedurat për të licensuar ekspertë të huaj. Masat janë marrë për t’i paraprirë çdo situate të pazakontë

Nga Fernada Cenko

Aeroporti i Rinasit i është kthyer normalitetit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se aeroporti ka vijuar punën normalisht që prej orës 10:00 të ditës së premte. Për dy ditë rresht aeroporti ndërkombëtar, i vetmi në vendin tonë, u bllokua si pasojë e grevës që bënë 60 kontrollorët, të cilët bojkotuan vendin e tyre të punës. Qeveria shqiptare tentoi zgjidhje emergjente, duke i kërkuar shtetit turk dhe atij grek kontrollorë për të nxjerrë “Nënë Terezën” nga kolapsi. Të dyja shtetet sollën kontrollorët e tyre për tu mundësuar udhëtimet emergjente si dhe të mbërrinin në Shqipëri 100 mijë vaksina kineze, të cilat u kthyen pas, duke e pasur të pamundur zbritjen e tyre ditën e mërkurë. Nga kërkesa e ministrës së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku si dhe nga kryeministri Edi Rama, disa prej kontrollorëve shqiptarë iu kthyen detyrës së tyre, ndërsa tre të tjerë janë ende të ndaluar dhe pritet që sot të dalin para trupit gjykues. Të ndodhur para situatës emergjente, ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës është detyruar të ndryshojë procedurat për certifikimin e punonjësve që do të vijnë nga jashtë. Urdhri i Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjetikës i hap rrugë operimit të kontrollorëve të huaj, në pamundësi të personelit rezervë të licencuar vendas për të zëvendësuar punonjësit që ndërprenë punën. Dokumenti i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se për kontrollorët e trafikut ajror që operojnë jashtë Shqipërisë do të njihet menjëherë licenca e tyre, nëse është i lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), në përputhje me aneksin 1 të Konventës së Çikagos. Ligji “Për kodin ajror të Shqipërisë” përcakton se kontrollorët e trafikut ajror, si dhe personat dhe organizatat e përfshira në trajnimin, testimin, kontrollimin ose vlerësimin mjekësor të kontrollorëve të trafikut ajror, pajisen me licencë ose certifikatë, në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Lexo edhe :  Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Largohen kontrollorët

Me ta marrë në dorë aeroportin “Nënë Tereza” kontrollorët shqiptar, ata të vendeve miq janë larguar ditën e premte. Kontrollorët turq kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ndërsa ata grek kanë qenë mbrëmjen e të enjtes në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë bërë edhe lëvizjet emergjente të avionëve, por edhe ardhjen e vaksinave.

Reagimi i TIA

Tirana International Airport nëpërmjet një lajmërimi në media ka konfirmuar fluturimet për ditën e Premte ndërsa ka theksuar se për dy ditë që nuk është kryer fluturimi sipas biletës, oraret e nisjes janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore. Sipas njoftimit dy fluturimet e djeshme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen sot. “Pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës ndërsa maskat janë të detyrueshme,” bën me dije TIA.

 

Tre kontrollorët dalin sot para gjykatës

Tre kontrollorët e ndaluar pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit do të dalin nesër para Gjykatës. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren Flora Ndreca dhe arrest me burg për dy kontrollorët Armando Fezgën, kreu i sindikatës dhe Muhin Mezini. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rinisi dje fluturimet komerciale pas pezullimit të tyre për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror. Protesta e tyre solli bllokim të aeroportit për dy ditë. Mbi 20 kontrollorë të Albcontrol u morën në pyetje, teksa tre prej tyre u arrestuan për shpërdorim detyre.

Të fundit

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Lajme të tjera

Web TV