E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi që gruaja të dilte të kërkonte lekë boxh tek komshinjtë, pasi i kishte xhepat boxh dhe i duheshin paratë me vete.

Pas konfliktit dhe këmbënguljes, 23-vjeçarja e sapomartuar, i ka kërkuar të shoqit të dilte të punonte, por është gjendur nën goditje të forta derisa i ka rënë të fikët. Kur e reja është përmendur, ka parë që partneri kishte dalë nga banesa për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kamzës thotë se për dhunën në familje shpalli në kërkim burrin dhunues, që është një 30-vjeçar, me inicialet D.D. Referuar kallëzimit të gruas së gjakosur, ai dyshohet se masakroi bashkëshorten me grushta derisa ajo nga dhimbja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Burime policore treguan se e reja është gjendur nën sulmin e partnerit në prani të vjehërrit dhe vjehërrës, që më pas janë munduar ta ndihmojnë të renë dhe, të frikësuar prej tij, i janë lutur që të mos merrej me të.

Por duket se 23-vjeçarja gjendet nën dhunë sistematike nga partneri prej kohësh. Si ajo, edhe prindërit e bashkëshortit. Ajo thotë në kallëzim se i shoqi me siguri është një person i përkëdhelur që kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat.

“Dhuna u bë sistematike, është bërë e padurueshme. Në darkë rreth orës 20.30 pa asnjë motiv, më gjuajti.

Me grushta në fytyrë, më tërhoqi për flokësh gjersa u rrëzova. Në mëngjes, më kërkoi të dilja te komshinjtë dhe të kërkoja lekë borxh për të, mbasi ai nuk kishte lekë në xhep. Kur unë e kundërshtova sepse nuk mund ta bëja diçka të tillë, më gjuajti në kokë. Ndjej dhimbje në buzën e poshtme dhe në kokë nga pas”, ka deponuar e reja. Policia konfirmonse e kërkoi të riun në disa lokale që D.D. i frekuenton zakonisht, por pasi nuk e gjeti askund, e shpalli në kërkim policor.

Lexo edhe :  Mero Baze: Nëse procesi është realist, Fatmir Mediu shkon në burg dhe shkakton tërmet në familjen Berisha

Denoncuesja shprehet para agjentëve të policisë se pas këtij sulmi, i shoqi doli i nevrikosur nga banesa: “Nuk e di se ku ka shkuar. Ai doli duke fyer dhe ofenduar dhe telefonin nuk e mori, kurse unë humba ndjenjat”, përgjigjet e reja, e cila për shkak të martesës me shkuesi është kujdesur që ta mbajë sekret dhunën sistematike dhe po ashtu të mbajë larg kësaj situate prindërit e saj./SI


Të fundit

“S’ka Zot”! Incident i rëndë gjatë faljes së namazit, një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton… (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët...

Rrugëtimi historik i Bonapartizmit

Nga Kriton Kuci   200 vitet e vdekjes se Napoleon Baonapartit të cilat u përkujtuan gjatë javës së kaluar, siç ishte e pritshme u paraprinë nga...

Ekspertiza është streha e sigurt e liberalëve

Nga Eduart Gjokutaj   Është e vështirë të thuash se çfarë mendon publiku për “ekspertët” në përgjithësi. Nga qëndrimet që shprehen përgjithësisht nga njerëzit, kur ekspertë...

Shifrat, ilaçi i të vërtetës për të llastuarit

Nga Plator Nesturi   Jemi futur në javën e tretë pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ende nuk po bëhet një analizë reale e zgjedhjeve, e...

Pse po kryejnë vrasje të rinjtë tanë?

Nga Xhoi Jakaj   Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë. I gjithë fenomeni është kompleks dhe shpjegimi i tij është edhe më...

Lajme të tjera

Web TV