Lehtësohen masat anti-Covid në Shqipëri, ndryshon ora policore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije ndryshimin e masave anti-Covid. Duke filluar nga e hënë në Shqipëri do të ndryshojë ora policore nga 20:00 në 22:00.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se duke marrë parasysh të dhënat e javëve të fundit, është arritur në përfundimin për ndryshimin e masave anti-Covid.

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë ato të duhurat.

Kemi vijuar të marrim vendime për uljen e rasteve të reja.

Masat tona kanë qenë të një natyre të shënjestruar, por këto masa kanë bërë që ne të shmangim rritjen e kurbës së infektimeve dhe ngarkesën e sistemit shëndetësor.

Jemi falenderues nda qytetarëve dhe biznesit për respektimin e masave. Jemi duke monitoruar situatën dhe për sa kohë viruesi është prezent duhet të jemi vigjilent dhe të vijojmë respektimin e masave. Po ecim me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, ku tashmë më shumë se 192 mijë pensionistë janë vaksinuar.

Jemi të vendosur për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime deri në maj.

Situata epidemiologjike shfaqet e qëndrueshme me një rënie të incidencës, kemi një rënie të shtrimeve të spitale. Prej 4 ditësh kemi mbylljen e spitalit COVId4.

Në vlerësim të situatës së 6 muajve të fundit nga Komiteti i Ekspertëve dhe planit të vaksimit masiv, sot ka vendosur të marrë disa masa të reja.

Komiteti ka vendosur të zgjat fashën orare të lëvizjes policore, nga ora 20:00 në orën 22:00. Zgjatja e fashës së orarit vlen dhe për baret dhe restorantet por duke respektuar masat. Kjo masë fillon nga dita e hënë për një periushë 2 javore.

(Fjala.al)

Të fundit

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Lajme të tjera

Web TV