Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ish-deputeti vuante nga ndonjë sëmundje.

Ai ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.

Baruti punonte si profesor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Familjarë, miqë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.

Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.

Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!

Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!

Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!

Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.

Ndërsa, të pame nuk do të ketë!

Të fundit

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali “provokon” Flamur Nokën pas sherrit me votuesit

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson...

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS dhe PD me një diferencë të ngushtë

Pararelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës. Sipas të dhënavë të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson...

PS drejt mandatit të katërt në Dibër/ Xhelal Mziu “në panik“: Na kanë vjedhur votat

Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu akuzon PS dhe eksponentë të kësj partie se kanë blerë dhe vjedhur votat në qarkun...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive: PS 3214 vota, PD- ASHM 1003 vota, KJoalicioni Nisma Shqiperia Behet  149 vota, Partia Mundesia 84 vota, Psd 130 vota. /E.T

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Në përfundim, Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen...

Lajme të tjera

Web TV