Balla: Duhet të vinte Edi Rama që qeveria të kthente vëmendjen nga Prrenjasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilluan një takim me banorët e Përrenjasit.

Balla e nisi fjalën e tij duke thënë se pa kryeministrin Edi Rama asnjë investim nuk do të ishte bërë në zonën e Përrenjasit dhe fshatrat përreth.

“Na thanë pse nuk bëhet Spitali i Përrenjasit? Po bëhet. Na thanë pse nuk po bëhet rruga e Rrajcës? Po bëhet. Na thanë pse nuk po bëhet ujësjellësi? Po bëhet. Gjithçka është në punë e sipër.

Duhet të vinte Edi Rama që qeveria të kthente vëmendjen në këtë zonë”, tha Balla.

Teksa u ndal tek investimet e bëra nga qeveria deri më tani, numri dy i PS tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha të zhbëjnë atë çfarë është bërë deri më tani.

“Ata janë gjithmonë aty për të prishur gjithçka. Në 97, në 2008 kur i vunë bombën një fshati të tërë, në 2011 kur vranë për të mos lejuar transparencën e zgjedhjeve. Ndaj ne duhet të mos lejojmë qoftë edhe një votë të vetme të shkojë tek partia e Ilir dhe Monikës” tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje banorëve të zonës të bëhen bashkë më 25 prill, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Në vitin 2013 e gjetëm Shqipërinë të zhytur në borxhe. Larg qoftë sikur pandemia të na gjente në 2013 pa spitale, pa financa publike, rrugë të lëna në gjysmë. U desh Edi Rama ta merrte drejtimin e vendit, duke siguruar fondet e nevojshme për të larë borxhet që shteti u kishte kompanive. E ringritëm vendin. Filluam të kompensojmë skemën e pensioneve. Sot kemi 3 vite rresht që rrisim pensionet me 5%”, tha Balla.

Lexo edhe :  Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

Në fund të fjalës së tij, Balla u kërkoi mbështetjen banorëve për të çuar përpara transformimin e domosdoshëm të Prrenjësit.

Të fundit

”Zgjedhjet e 11 majit”/ Rama: Nuk janë të zakonshme, varet e ardhmja e vendit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Ai tha se...

”Kemi një dritare të hapur për në BE”/ Rama: Nuk duhet ta humbim

“Për herë të parë, qysh se unë jam në krye të PS, dhe në krye të qeverisë, është hapur një dritate në marrëdhëniet e...

Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë...

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend paraditen e sotme, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. Mësohet se fjala e...

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11...

Lajme të tjera

Web TV