Politika dhe qytetarët që i rrinë larg tensionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ndërsa po shkojmë drejt 10 ditëshit të fundit përpara votimit të 25 prillit, fushata që shoqëron këto zgjedhje vijon me çuditë e veçantitë e saj. Ka tension dhe hera herës agresivitet, ka dhe programe apo platforma elektorale, çka në dukje të parë ia ka të gjitha elementët. Por gjithësesi, asgjë çfarë ka nxjerrë maxhoranca dhe opozita nuk ballafaqohen me njëra-tjetrën. Në këtë aspekt, të dyja palët duken si dy ushtri të nisura në betejë, por që nuk gjenë dot njëra-tjetrën për tu ndeshur. Sokëllima e secilit vërtiten nëpër Shqipëri nëpër takime elektorale, ku gjithshka i ngjan tjetrës dhe ku asgjë nuk pritet se do ndodhë. Qoftë edhe në 25 prill. Çështja nuk është te platformat elektorale dhe as te programet ekonomike të partive. Në fakt ato bëhen, qoftë edhe formalisht. Mangësia qëndron se këto platforma apo programe nuk arrijnë të ballafaqohen me njëra-tjetërn. Nuk ka një grup ekspertësh që të kenë siguruar reputacionin e paanësisë për të gjykuar me analizat e tyre se cilat janë avantazhet e njërit dhe gabimet e tjetrit, sa të realizueshme janë apo sa demagogji ka në to. Përgjithësisht, të dyja palët, venë në angazhim ekpertët që kanë pranë tyre për të mbrojtur programet përkatëse dhe për të goditur ato të kundërshtarëve. Gjithashtu, ajo çfarë u mungon fushatave tona është dhe mungesa e ballafaqimit të drejtpërdrejtë në studio të dy pretendentëve për kryeministër.  Kjo gjë nuk po arrihet të bëhet normë, dhe debati midis tyre vijon nga të njëjtat llogore politike ku shigjetojnë njëri-tjetrin. Figurat politike, ndërsa bëjnë fushatë tentojnë ta drejtojnë leksikun e tyre drejt temave që u interesojnë. Çështjet sensitive si temat mbi ekonominë, rendin, drejtësinë, etj dhe që u interesojnë qytetarëve, nuk arrijnë të imponohen nga vetë qytetarët që të elaborohen. Nëse një takim elektoral mbahet vetëm duke iu drejtuar militantëve, natyrshëm që këto çështje nuk do të shtrohen dhe as do të ceken. Ajo çfarë vërehet deri tani është se partitë ende nuk kanë zbritur tek qytetari i thjeshtë, tek ai që vendos shumicën. Partitë janë ende duke u marrë me militantët për mibilizim forcash në zgjedhje dhe kjo do të ketë shenjat e veta. Kështu në të gjitha sondazhet vërehet se ka një numër të madh të atyre që shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, çka do të thotë një pjesëmarrje më e ulët se e dy zgjedhjeve rradhazi të kaluara. Dhe kjo ndodh pikërisht se liderët politikë nuk arrijën të gjejnë gjuhën dhe të prekin temat që u intereson kësaj kategorie qytetarësh që i rrinë larg tensionit politik.

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV