“Fushata” e heshtur e policisë, goditje trafikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Një nga çështjet që nuk është cekur fare në këtë fushatë zgjedhore është ajo e rendit. Opozita mund të ketë trysnuar në çështje të ekonomisë sidomos pas goditjeve nga pandemia, në çështje të punësimit apo të arsimit, por asnjëherë akuza ndaj punës së organeve të rendit. Në fakt, problemet e rendit dhe të sigurisë publike kanë qenë refrene të zakonshme në fushatat elektorale. Çdo opozitë i ka përdorur dikur dhe në fakt kishte shumë çfarë të kërkoje prej uniformave blu për sigurinë në vend. Ndoshta i kemi harruar, por ka patur fushata elektorale që strategjinë për zgjedhjet e kishin ngritur pikërisht mbi katë temë.  Veprimet e fundit në goditjen e krimit janë një tregues pozitiv për çfarë ka ndryshuar sidomos kur ka vullnet politik për të luftuar kriminalitetin e kontrabandën. Suksesi i SPAK dhe i policisë në zbulimin dhe goditjen e bazave të armatimit të krimit të organizuar ish një pasqyrë që i dëshmoi opinionit publik se sa thellë dhe aktiv është krimi në vend dhe që ka shumë punë për të goditur atë. Ndërkohë shpejtësia në zbardhjen e shpejtë të shumë krimeve me pasoja të rënda, si dhe bllokimi në dy raste të portin e Durrësit të sasive befasuese të kokainës në kontenierë bananesh, dëshmoi se organet e rendit kanë një hop cilësor e më aktiv në punën e tyre. Rreth 200 kilogram kokainë e që vijnë nga Ekuadori, tregojnë jo vetëm fuqinë ekonomike të krimit por dhe lidhjet e rëndësishme që ka krijuar në trafikun ndërkombëtar. Fuqi e cila jo rrallë herë është përdorur për të influencuar dhe në balancat politike e në trafiqet e influencës së fushatave elektorale. Bllokimet e sasisë së drogës ndodhin pikërisht gjatë kohës së fushatës, kohë kur dhe vëmendja e organeve të rendit është më e përqendruar tek siguria në aktivitetin zgjedhor. Por si goditje vlen dhe në ecurinë e vetë fushatës elektorale nëse mendon se një pjesë e këtyre parave nga ky aktivitet kriminal, mund të përdoren dhe nga segmente të caktuar të politikës për ta hedhur në zgjedhje, për blerje apo për ndikim e trafik influence. Në të gjitha rastet këto goditje jo vetëm i shtojnë pikë sigurisë së vendit por ngrenë dhe kredencialet e policisë së shtetit në menaxhimin me sukses të situatës zgjedhore dhe mënjanimin e çdo eksesi. Pavarësisht se nga vjen dhe çfarë skenari ka.

Të fundit

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i...

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë shtuar por pushuesit shprehen të...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Lajme të tjera

Web TV