Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Tiranë

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. M. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.